Sport

Kombëtarja U-19 e femrave zhvillon miqësore me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 30 March 2018

Vazhdojnë përgatitjet e ekipeve kombëtare edhe në konkurrencën e femrave. Së këndejmi, Federata e Futbollit e Kosovës ka rritur marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit, që kombëtaret U-19 të dyja vendeve të zhvillojnë një ndeshje miqësore, më 4 prill, shkruan infokusi.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër në orën 12.00. Ky do të jetë një test i mirë për të dy përzgjedhësit Nevil Dede i Shqipërisë dhe Kushtrim Munishi i Kosovës, që të shohin gjendjen e kombëtareve si dhe të analizojnë formën e secilës futbolliste veç e veç. Ndeshje të tilla janë të mirëseardhura për të dyja federatat sepse kështu i kontribuohet rritjes së tyre. /infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera