Sport

Kombëtarja shqiptare nesër vjen me lajmin e madh

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 19 July 2017

Ish-mbrojtësi i Milanit, Real Madrid dhe Romës, Christian Panucci zyrtarizohet nesër si trajner i kombëtares shqiptare.

Lajmi konfirmohet nga vetë FSHF, të cilët bëjnë të ditur se do jetë presidenti Armand Duka i cili do prezantojë trajnerin e ri përpara medias në një konferencë për shtyp nesër në orën 11:00.

Panuçi u përzgjodh mes një morie emrash si Sedorf, De Kanio, Malesani, Zenga, etj, që u kontaktuan nga FSHF, për të marrë drejtimin e kombëtares.

-Advertisement-

Në karrierën si futbollist, Panucci numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka vetëm një eksperiencë si ndihmës i Fabio Capello-s, në Botërorin e vitin 2014, me kombëtaren Ruse.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Panuccit si trajner i parë dhe do t’i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi, i cili la gjurmë në futbollin shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera