Sport

Kombëtarja shqiptare ka marrë një goditje të madhe

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 05 October 2017

Kombëtarja shqiptare ka marrë një goditje të madhe me dëmtimin e sulmuesit Sokol Cikalleshi seancën e djeshme stërvitore. Ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Kristian Panuçi dhe do të largohet nga grumbullimi i ekipit duke u nisur nesër drejt Turqisë pranë klubit të tij, ku do të kryejë dhe fazën e rehabilitimit.

I kushtëzuar nga dëmtimet dhe pezullimet, Panuçi do të luajë me të njëjtin modul sikurse paraardhësi i tij De Biazi me skemën 4-5-1. Pritet që të shohim ndryshime rrënjësore në radhët e Kombëtares për ndeshjen me iberikët. Në portë do të aktivizohet Etrit Berisha. Mbrojtja do të përbëhet nga katërshja: Veseli e Ajeti në qendër, të ndihmuar nga e majta me Memollën dhe në të djathtë nga Hysaj. Habit mungesa e kapitenit Agolli, i cili ndoshta nuk është në formën e tij më të mirë, por edhe Veseli. Kaçe-Xhaka do aktivizohen në qendër. Majtas pritet të luajë Latifi, ndërsa në të majtë Lila.

Pak përpara dyshes Kaçe-Xhaka do të vendoset Memushaj. Ndërsa në sulm pritet të jetë Sadiku, por Panuçi për disa minuta ia besoi jelekun e titullarit edhe Valon Ahmedit, sulmuesi i Mariborit. Megjithatë, ende nuk dihet nëse këto lëvizje që po bën Panuçi janë për të mbajtur të gjithë skuadrën e karikuar apo për të surprizuar kundërshtarin./BotaSot/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera