Sport

Kombëtarja A, pret rezultat pozitiv kundër Kazakistanit

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 03 March 2018

Futbollistet e Kombëtares A, kanë mbajtur stërvitjen e radhës para ndeshjes kundër Kazakistanit që do të zhvillohet nesër prej orës 17.—sipas kohës lokale, në kuadër të Turneut ndërkombëtar për ekipet kombëtare  që po mbahet në Alanya të Turqisë, shkruan infokusi.

Pas humbjes nga Franca B dhe nga Ukraina, vajzat e Kombëtares A, premtojnë rezultat pozitiv, aq më tepër që në ndeshjen e Ukrainën edhe pse humbën, loja e mirë që treguan  të jep shpresa dhe motiv për një rezultat pozitiv aq shumë të dëshiruar e  synuar nga vajzat tona.

Edhe stërvitja e sotme në fokus kishte lojën, në mbrojtje, lidhshmëria dhe bashkëpunimi ndërmjet reparteve, forcimi i mbrojtjes si dhe transformimi i sistemit të lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes. Përqendrimi i sulmit në konkretizime dhe pa kalkulime para portës rivale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera