Kombëtarja A- femrat, udhëtoi për Turqi
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 27 February 2018
Kombëtarja A – femrat sot ka udhëtuar për në Turqi përkatësisht në Alanaya, ku do të marrë pjesë në një turne të madh të ekipeve Kombëtare të futbollit të femrave “Turkish Women’s Cup – Alanya 2018’’, shkruan infokusi.
Në këtë turne do të marrin pjesë 11 ekipe kombëtare si: Kosova, Polonia, Meksika, Kazakistani, Jordania, Nigeria, Letonia, Rumania, Irlanda e Veriut, Franca B dhe Ukraina e që do të garojnë në tri grupe. Ky është një rast jashtëzakonisht i mirë për Kombëtaren A dhe për vet përzgjedhësen Afërditë Fazlija për përgatitje dhe për të parë edhe nivelin e Kombëtares dhe secilës futbolliste veç e veç.
Para nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, përzgjedhësja znj. Afërditë Fazlija deklaroi: ”Ne për këtë turne kemi ftuar 23 futbolliste 14 nga Kampionati i Kosovës, 9 lojtare nga ligat e Zvicrës, Gjermanisë, Suedisë dhe Islandës. Gjatë këtij viti mëtojmë ta bëjmë përzgjedhjen e lojtareve, të cilat munden me qenë potencial i mundshëm për para-kualifikimet që do të mbahen në vitin 2019. Pjesëmarrja në këtë turne është shumë e rëndësishme për fazën në te cilën jemi ne si Kosovë edhe pse kemi të bëjmë me Kombëtare të cilat janë të cilësisë shumë më të lartë.
Por, kushtet për punë janë mjaft të mira, ndërsa cilësia e kundërshtarëve na jep më shumë mundësi reale për të parë cilësitë individuale dhe kolektive të Kombëtares tonë. Ne si Kombëtare do të ju qasemi ndeshjeve më shumë seriozitet dhe do të mundohemi të japim më të mirën nga vetja. Sa i përket kundërshtareve nuk kemi shumë informata te detajuar (përveç atyre që kemi marrë nga interneti) të atyre që janë publike, megjithatë kemi një orientim. Sipas rregullores se turneut ne do t’i kemi 3 ndeshje që do të zhvillohen brenda 8 ditëve që do të jetë një ngarkesë për ekipin tonë. Por, gjithsesi do të mundohemi të komponojmë ekipin me lojtaret që kemi në dispozicion edhe pse siç e thashë është orari i ngjeshur do të jetë ngarkesë sidomos për lojtaret e Kampionatit të Kosovës. Po ashtu vështirësi tjetër mosha e re që kemi në përgjithësi në Kombëtaren e Kosovës. Për kundër vështirësive në përballje me Kombëtaret e nivelit të lartë, ne si Kosovë kemi rastin dhe mundësinë të përfitojmë përvojë dhe në të njëjtën kohë t’i shpalosim cilësitë dhe vlerat tona”.
Lista e ekspeditës
Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE dhe kryetare e komisionit për futbollin e femrave
Valbonë Gashi, menaxher e futbollit të femrave
Fazli Berisha, zëdhënës
Shtabi teknik
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Veton Çitaku, Trajner
Sanije Krasniqi, Trajnere
Besart Ismajli, Trajner
Enver Hoxha, mjek
Sabit Hajra, fizioterapeut
Filloretë Berisha, fizioterapeute
Taulant Ahmeti, menaxher i pajisjeve
Futbollistet:
Florentina Kolgeci(KFF”Mitrovica”), Diellza Musa(KFF”Hajvalia”), Besarta Leci (VFS “Sindelfingen –ladies”), Valentina Limani(FC”Frankfurt”), Fjolla Shala(FC “Breioablic”), Ilirjana Vllasaliu(IFK”Varnamo”), Besjana Reçica (FFC”Reciklinghausen”), MirelaJakupi(Aier-Le-Lignon), Rina Arifi (Hoger Op Wolvertem), Leonora Ejupi (Warendorf), Leutrime Bushati (FC”Kloten”), Feride Kastrati (KFF”Hajvalia”), GjeniferPjetri (KFF”Dukagjini”), Kaltrinë Biçkaj (KFF”Hajvalia”), Blertë Shala (Vfl”Wolfsburg –Fraun”), Edona Kryeziu (KFF”Mitrovica”), Gresa Berisha (KFF”Mitrovica”), Verona Berisha (KFFF”Kosova(P), Valentinë Ternava (KFF”Kosova(P), Agnesa Rexha(KFF”Mitrovica”), Endrina Elezaj (KFF”Mitrovica”), Liridona Syla (KFF”Mitrovica”) e Qendresa Bajra (KFF”Mitrovica”).
‘’Turkish Women’s Cup – Alanya 2018’’ –
TOURNAMENT PROGRAM
28.
02.
2018 (Wed.)
Të tjera
-
Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Sot, do të promovohet romani i autores gjermane Mechthild Henneke me titullin...
-
Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigur...
-
Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet ...
-
Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë n...
-
Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë
Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare ...
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...