Sport

Kombëtarja A – femrat barazoi kundër Maqedonisë në ndeshjen e parë

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 30 August 2018

Tri shtylla e një gol i anuluar është bilanci i ndeshjes së parë i Kombëtares A të femrave kundër kombëtares së Maqedonisë.

Para ndeshjes një fjalë përshëndetëse në takim me futbollistet, e ka mbajtur znj. Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, e cila duke i përgëzuar ekipin dhe ju uruar sukses në emër të presidentit të FFK-së z. Agim Ademi  dhe të KE ka theksuar: ”FFK-ja është e përkushtuar dhe po angazhohet shumë për zhvillimin e futbollit të femrave dhe krahas Ligës, rëndësi të veçantë po i kushton ndërtimit të ekipeve Kombëtare dhe jo vetëm kësaj A, por edhe U-19 dhe U-16.

Unë dua të besoj dhe shpresoj se në ndeshjen e sotme do të jepni maksimumin e juaj sikur të ishte ndeshje kualifikuese dhe jo miqësore, në mënyrë që të keni një paraqitje dinjitoze. FFK-ja dhe shtabi teknik ka besim te ju si grup dhe ju duhet të veproni si një trup ani pse loja e futbollit është kolektive. Pa dyshim që ju sot do ta prezantoni futbollin e Kosovës dhe jo vetëm kaq por edhe shtetin e Kosovës në mënyrën më të mirë”.

-Advertisement-

Këtë ndeshjen e ndoqën presidenti i FF të Maqedonisë z. Muhamet Sejdini, i cili u dëshiroj mirëseardhje znj. Vjollcë  Krasniqi, anëtare e KE si dhe dy zyrtarëve të FFK-së  shefit të financave të FFK-së z. Agim Gashi dhe zyrtarit për integritet z. Ejup Osmani, që  kishin ardhur enkas për ta ndjekur ndeshje.

Ndeshja u karakterizua me një lojë mesatare nga të dyja palët ani pse Kombëtarja jonë pati diçka më shumë nga loja. Krijoi disa raste shënimi, ndërsa futbollistet tona  goditën tri herë shtyllën dhe një gol ju mohua me pretekst  të pozitës jashtë loje që për shumë kë ishte e dyshimtë. Edhe ekipi i Maqedonisë pati një pingule dhe disa gjysmë raste por jo më shumë. Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 2 shtator e që besojmë se vashat e Kombëtares tonë do të nxjerrin mësimet nga kjo ndeshje.

Maqedonia- Kosova  0:0 (0:0)

Stadiumi i FF të Maqedonisë, Shkup.

Shikues: disa qindra

Gjyqtare: Besa Leshi, Vjollca Izeiri, Maroja Koneska e Tamara Cvetanovska.

Maqedonia: Panchurova, Velevska(Panenska), Kolevska(Bogolevska), Y. Maksuti, Markovska(Stojkovska), Jakovska, Chubrinoska, Trajkovska(Talevska), Angelovska, H. Maksuti(Mitrevska) e Nikolovska.

Kosova:Leci, F, Shala, Reçica, Uka(tahiri), Biçkaj, B. Shala, Toplalli(Kastrati). Limani, Kryeziu, Syla e Ejupi(Haxha).

Deklaruan pas ndeshjes:

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse

Paraqitja e sotme nuk ishte ajo që e kemi pritur, përkundër asaj që patë disa raste të pastra e ti shtylla. Mesfusha nuk ishte në nivelin e duhur që e kemi pritur me më mirë. Ishte një lojë mesatare dhe prurjet e reja mbase e bën që me vështirë të komunikohet mes vete, por besoj që në ndeshjet tjetër të kemi paraqitje edhe rezultat më të mirë.

 

 

 

Edona Kryeziu, kapitene

Mendoj se luajtëm mirë, patëm disa raste shënimi si ishin ehe tri shtylla, por duket se në këtë ndeshje fati ishte kundër nesh, por besoj se në ndeshjen e dytë do të arrijmë sukses.

 

 

 

 

Valentinë Limani, futbolliste

Ne ishim më të mira në çdo aspekt por në futboll nganjëherë të duhet edhe fat gjë që sot na mungoi. Mendoj e kishim komunikim mes veti më të madh krijuam raste, goditem shtyllat por nuk arritëm të shënojmë.

 

 

 

 

 

Besjana Reçica, futbolliste

Për mua ishte një kënaqësi që po startoja prej fillimit. Patëm një angazhim jashtëzakonisht të madh dhe u përpoqëm të japim maksimumin për një rezultat sa më të mirë por fati nuk e deshi.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera