Sport

Kombëtarja “A” e femrave nis grumbullimin për ndeshjen zyrtare eleminatore në Poloni

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 02 April 2018

Skuadra përfaqësuese A e femrave ka nisur sot grumbullimin në Elbasan, për të përgatitur ndeshjen zyrtare eleminatore të radhës, e cila do të luhet ditën e premte në datë 6 prill në Poloni, shkruan infokusi.

Për këtë takim, trajneri i skuadrës Armir Grima ka grumbulluar 20 futbolliste me të cilat do të përgatisë edhe ndeshjen zyrtare. Përpara mediave, Grima në lidhje me këtë përballje eleminatore u shpreh: “Kthehemi sërish te ndeshjet eleminatore zyrtare. Tashmë kemi një ide për kundërshtarin, Poloninë, që ka cilësi dhe elementë shumë të mirë në fushë. Do japim maksimumin tonë, do futemi në fushë për të arritur rezultat pozitiv, dhe pse jo, për të mos dalë pa pikë. Ditët e grumbullimit do të na shërbejnë për të vlerësuar edhe situatën e vajzave, por do të ndalemi gjatë edhe te pjesa taktike, për mënyrën se si do të luajmë. Kundërshtari është i fortë, por ne do të japim më të mirën tonë për të dalë me pike nga ndeshja. Kam besim në reagimin dhe performimin e vajzave në fushë”,- u shpreh Grima para mediave.

Ekipi kombëtar A i femrave që nga sot e deri të enjten do të qëndrojë i grumbulluar në Elbasan, dhe më pas do të niset drejt Varshavës për takimin zyrtar të ditës së premte. Më poshtë do të gjeni edhe listën e lojtareve të grumbulluara nga ana e trajnerit Grima për këtë takim:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera