Lajme

Komandanti i UÇK-së, i shkruan letër Kadri Veselit: Heq dorë nga Komandantët e UÇK-së!

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 14 June 2017

Jetullah Geci – ish komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” i është drejtuar me një letër, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Geci një mik i vjetër i Veselit i ka bërë atij një kërkesë miqësore duke e lutur të heq dorë nga Komandantët e luftës.
“Unë e di se ti, duke qenë pjesë e luftës e ruan një respekt për njerëzit që e bënë atë, por mendoj që ka ardhë koha që PDK-ja të lirohet pak nga komandantët e UÇK-së. Zgjedhjet e fundit e dëshmuan këtë”, shkruan Geci në letrën e tij bërë publike sot.

Ish eprori i lartë i UÇK-së, kërkon nga kreu i PDK-së, që t’i jap shansin figurave të reja në parti, rinisë kosovare që sic thotë ai janë e ardhmja e vendit.Kosova ka sot të rinjtë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit dhe PDK-ja duhet të jetë strehë për ta. Kosova që ka nevojë të zhvillohet ekonomikisht, ta rris mirëqenien sociale të shkojë kah NATO dhe BE-ja, e ka të ardhmen e saj në duar të gjeneratave të reja për çka PDK duhet t’u ofrojë mundësinë, shkruan me tutje letra.Magazina.al

Lexoni të plotë letren e Jetullah Gecit

Letër shokut tim

-Advertisement-

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Shok im i idealeve, i luftës për çlirimin e Kosovës dhe i paqes.

Si një bashkëpartiak dhe një prej komandantëve të parë të luftës së UÇK-së e kam më të lehtë të kërkojë nga Ju diçka që ndoshta shumë shokë tanë e kanë menduar por kanë hezituar të ta thonë.

Unë e di se ti, duke qenë pjesë e luftës e ruan një respekt për njerëzit që e bënë atë, por mendoj që ka ardhë koha që PDK-ja të lirohet pak nga komandantët e UÇK-së. Zgjedhjet e fundit e dëshmuan këtë.

Kjo nuk kupton që ju ta humbni respektin e as nderimin për ta, por ka ardhë koha që PDK-ja të hap dyert për gjeneratat e reja.

Shikimi nga e kaluara sikur po e dëmton të ardhmen e partisë dhe të Kosovës.

Kosova ka sot të rinjtë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit dhe PDK-ja duhet të jetë strehë për ta.

Kosova që ka nevojë të zhvillohet ekonomikisht, ta rris mirëqenien sociale të shkojë kah NATO dhe BE-ja, e ka të ardhmen e saj në duar të gjeneratave të reja për çka PDK duhet t’u ofrojë mundësinë.

Kush me mirë se unë e Ti dhe shokët tanë, e di se çka është në gjendje të bëjë rinia kosovare. Ne e kemi dëshmuar gjatë viteve 90-ta, duke ia kthyer pushkën armikut dhe duke e mundur Serbinë kur të gjithë i druheshin “fuqisë” së saj.

Për fat lufta ka përfunduar por tash Kosovën e pret një betejë tjetër; ajo e zhvillimit ekonomik.

E ardhmja e saj është në duart e rinisë. Prandaj Kadri, po të drejtohem me një këshillë shoqnore.

Komandantët e UÇK-së e meritojnë vendin me të lartë kur flitet për heroizmat, trimërinë, luftën e shenjë, por PDK-ja duhet të lirohet tashmë nga autoriteti që ata kanë krijuar brenda strukturave te partisë.

Komandantët e UÇK-së, përfshirë edhe mua, do jenë gjithmonë me Ty, por ti mendo më shumë për rininë. Ofroj ata, jepju mundësinë. Tregoju që PDK-ja është shtëpia e tyre.

Ata janë e ardhmja e vendit.

Miku juaj Jetullah Geci – ish komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera