Lajme

Komandanti i KFOR-it e vlerëson pozitivisht procesin e vaksinimit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 23 December 2021

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajari, shkruan Gazeta Infokus.

Ministri Latifi e ka falënderuar komandantin e KFOR-it për kontributin e këtij misioni në Kosovë dhe asistencën specifike në sektorin e shëndetësisë.

Ndërkaq, ai ka thënë se midis shërbimeve shëndetësore të Kosovës dhe komponentit mjekësore të KFOR-it mund të zhvillohen projekte të ndryshme që fuqizojnë shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfituar nga eksperiencat e ndryshme profesionale.

-Advertisement-

Komandanti i KFOR-it, tha se KFOR-i mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e mirë që ky mision ka me të gjitha autoritetet në Kosovë në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë.

Përmes një njoftimi rrjetin social ‘Facebook’, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se Kajari e vlerësoi pozitivisht ecurinë e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e misionit për të ndihmuar autoritetet në Kosovë në fushata informuese dhe ndërgjegjësimi për qytetarët për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik në përgjithësi.

“Ministri Latifi dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Kajari, u shprehen optimistë se bashkëpunimi midis MSH-së dhe misionit paqeruajtës të KFOR-it do të fuqizohet edhe më tej në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e mministrisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera