Koloneli shqiptar: Nëse do ketë luftë në Ukrainë, gati t’i bashkohemi SHBA-së kundër Rusisë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/8a4a171155600ec6d6116f19d5547150-600x3601-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
23:40 | 06 December 2021
I ftuar në Report TV, Koloneli Ardian Lulaj tha se në rast se Rusia pushton Ukrainën, Shqipëria do të jetë gati t’i bashkohet ShBA dhe Natos kundër Rusisë. Ai thekson se ushtria shqiptare është gati për të dhënë kontributin në NATO e kudo që aleanca e kërkon. Sipas tij, ne kemi dhe detyrime ndaj aleancës, por megjithatë këto janë dhe vendime politike.
Kohët e fundit ka një lloj tensioni në Ukrainë dhe flitet se mund të ketë një evadim të Ukrainës nga Rusia. NATO dhe SHBA kanë deklaruar se do të kenë një reagim shumë të fortë. A është e gatshme Shqipëria t’i përgjigjet një sfide të tillë nëse përballet NATO. Pra, do bëhet pjesë?
“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë anëtare të NATO-s dhe vendimmarrja në NATO merret kolegjiale. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të mbështesin vendimmarrjen që do marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO në tërësi. Nëse do të kërkohet në do t’i përgjigjemi sepse pjesëmarrja në NATO sepse pjesëmarrja në NATO nuk është vetëm të marrësh por edhe të japësh. Ne tani jemi pjesë e kësaj fuqie që duhet të bëjmë edhe pjesën tonë sipas vendimmarrjes që do merret nga politika. Unë iu siguroj që ushtarët janë gjithmonë në gatishmëri”, tha Ardian Lulaj për Report Tv.
Mediat e huaja flasin për një plan të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, kjo pas dislokimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Rritja e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës është në pikën më kritike dhe sipas agjencive të inteligjencës amerikane mund të ketë luftë. SHBA ka nisur interesimin dhe të martën pritet të ketë një bisedë telefonike me video ndërmjet Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka prova se Rusia kishte bërë plane për një sulm “në shkallë të gjerë” në Ukrainë. Por ai shtoi se ishte e paqartë nëse Putin kishte marrë një vendim përfundimtar për ta pushtuar. Rusia ka mohuar çdo qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën se është ajo që po nxit konfliktin në rajon. Por nga ana tjetër Ukraina thotë se Rusia ka vendosur automjete të blinduara dhe 94,000 trupa përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. Rusia këmbëngul që Uashigtoni të garantojë që Ukraina nuk do të pranohet në NATO. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, e bëri të qartë javën e kaluar se Rusia nuk ka asnjë rol në planet e zgjerimit me vendet e tjera.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/ARTIKULLI-ufc-scaled.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...