Sport

Kololli sërish protagonist, mposht Lenjanin në “derbin” e shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 28 September 2018

Sioni është futur në një krizë të thellë rezultatesh, teksa ka regjistruar humbjen e 5-të radhazi në kampionat, Skuadra bardhëkuqe u mposht nga Zyrih me rezultatin 1-2 në sfidën ku u aktivizuan 6 shqiptarë.

Mbrojtësi i Kombëtares, Ermir Lenjani nuk arriti të nxirrte skuadrën e tij nga kjo krizë teksa u aktivizua gjatë të gjithë lojës. Bashkë me Lenjanin, te Sioni u aktivuan edhe 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Bastien Toma dhe Pajtim Kasami.

Ndërkohë po 3 ishin futbollistët shqiptarë në radhët e Zyrih, ku protagonist ishte Kololli, i cili asistoi në golin e shënuar nga Kisei në minutën 90+1’.

-Advertisement-

Në formacion te skuadra mike ishin edhe Hekuran Kryeziu dhe Toni Domgjoni. Me fitoren e sotme, Zyrih u ngjit në vendin e 3-të në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Sion mbyll renditjen me 6 pikë në 8 ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera