Sport

Kololli i befason të gjithë me këtë deklarat

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 04 December 2018

Benjamin Kololli, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, beson se “Dardanët” kanë gjasa të mëdha të kualifikohen në Kampionatin Evropian.

Kosova, që do ta mbyllë vitin 2018 pa asnjë humbje, 7 fitore dhe 2 barazime në 9 ndeshje.Tani, Kombëtarja jonë do të luajë në kualifikime në Grupin A me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka krijuar një skuadër të fortë, që e fitoi Grupin 3 në Ligën D dhe pikërisht për këtë, Kololli, që aktivizohet në Zvicër te Zurichu, beson se mund t’ia dalin edhe në kualifikime për Euro 2020.

“Në këtë grup mund të kualifikohemi”, u përgjigj Kololli.Kosova ka dy shanse për t’u kualifikuar në Euro 2020. Nëse nuk ia del përmes kualifikimeve per Evropian, do të luajë në ‘play-off’ të Ligës së Kombeve dhe matematikisht, është dy ndeshje larg kualifikimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera