Rozë

Koleksioni i Dolce & Gabbana (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 25 September 2017

Dyshja më e famshme e modës italiane, Dolce & Gabbana, luajti kartën e vet të fortë në koleksionin pranverë/verë 2018, të prezantuar në Milano me temë qendrore të preferuarën e tyre: mbretëreshën e zemrave.

Me fustane rrezëllitëse, të mbushura plot qëndisma e temina, trëndafilë të kuqe në flokë dhe kurora që nuk të linin dot indiferent, monarkia e D&G zbriti në pasarelë në të gjitha ngjyrat, format dhe pëlhurat.

Spektakli u çel me modele të veshura në të zeza në sfondin e një letre gjigande me një zemër të madhe të kuqe në mes, por ai shumë shpejt i dha udhë vërshimit të ngjyrave, përfshirë atë të florinjtë, luleve, gurëve të çmuar e dantellave, duke mos lënë pa prekur edhe elementë që lidhen me Siçilinë, traditat e saj, kulturën dhe ushqimin. Bizelet nuk janë dukur kurrë më bukur se në fustanin e prezantuar bashkë me një çantë të mbushur me jeshilllëqe, shoqëruar nga bizhu të rënda, por mbresëlënëse. Kishte dhe vëthë në formë patëllxhanësh e kapele-karrotë. Për të mos harruar pastaj të shijshmet kanoli.

-Advertisement-

“Dashuria është bukuri” shkruhej në një “t-shirt” të kombinuar me një fund të frymëzuar nga stili i Andy Warhol. Por, ishte thjeshtësia ajo që triumfoi në fundin e spektaklit, kur modelet zbritën në pasarelë vetëm me të brendshme në ngjyrë të zezë, si për të dëshmuar rëndësinë e dashurisë mbi zotërimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera