Shëndetësi

Koktej shtëpiak me të cilin do të humbni peshë: Ndryshoni kafjallin, rezultatet do t’ju kënaqin

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 21 April 2018

Ky sezon i vitit, ndërrimi i stinëve të vitit, është kohë ideale për detoks.

Madje ai i synuari, kur do të liroheni nga toksina, do të përmirësoni punën e zorrëve, por do të zhduken edhe shtresat e dhjamit nga stomaku.

Për detoks efikas ju rekomandojmë koktejin shtëpiak nga kumbullat dhe kefiri, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Këtë koktej është e nevojshme ta konsumoni në kafjall një muaj, ndërkaq me ushqimin e rregulluar minimal do të dobësoheni për pesë kilogramë brenda një muaji.

Ju nevojiten:

– 8 kumbulla (bën edhe të thata),
– 4 lugë kokrra të shtypura tërshëre,
– 2 lugë kanellë,
– 3 lugë fara të bluara liri,
– 3 lugë të vogla kakao pluhur,
– 300 – 350 ml kefir.

Përgatitja:

Kumbullat i qitni në 100 ml ujë të vluar. Pastaj lini të qëndrojnë, grini imët dhe shtoni kokrrat e tërshërës, farat e bluara të lirit, kanellën dhe kakaon.

Përzieni mirë dhe shtoni kefirin.

Bashkoni masën derisa të bëhet kompakte, qiteni në një kavanoz qelqi dhe futeni në frigorifer që të qëndrojë gjatë natës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera