Lajme

Kokëdhima që terrorizoi turstët lihet në burg: Xhamin e theva për t’u mbajtur, jo për t’i dëmtuar

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 18 August 2019

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg Mihal Kokëdhimën, pronari i një restoranti në Porto Palermo i cili u përfshi në një video-skandal ku sulmonte disa turistë spanjollë.

Pas përfundimit të seancës Av. Arjon Besimaj tha se do ta ankimojë vendimin, me shpresën se Gjykata Apelit nuk do ndikohet nga jehona mediatike që iu dha ngjarjes. Mbi të rëndojnë 3 akuza, për “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim te pronës”.

Pamjet që tashmë kanë pushtuar rrjetet sociale tregojnë sesi 51-vjeçari u kap për 3 kilometra pas mjetit ku udhëtonte familja spanjolle dhe dy guidat e tyre, në përpjekje për t’i ndaluar dhe për t’u konfliktuar me ta.

-Advertisement-

Në seancën e sotme pritet që Mihal Kokëdhima të japë sqarime nëse ishte konfliktuar më parë me klientët e tij, apo veprimi ishte pasojë e temperaturave të nxehta në jug të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera