Sport

KOK-u me lajm të madh për sportistët

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 17 April 2018
Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, të cilat mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018.

Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës do të dërgojë në Tarragona të Spanjës, 40-45 sportistë të 12 sporteve.

Përzgjedhja e sportistëve do të bëhet në bazë të tri kritereve: cilësisë, univerzalitetit dhe barazisë gjinore.
Lista përfundimtare e sportistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë do të përcaktohet në mbledhjen e radhës së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Në Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat kanë dërguar rreth 80 aplikacione të sportistëve.

-Advertisement-

KOK-u është anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) që nga 30 tetori 2015, kur u pranua në Asamblenë e Jashtëzakonshme Gjenerale, të mbajtur në Washington DC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera