Sport

KOK-u kërkon rritje të buxhetit për sportin nëpër komuna

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 04 December 2017

KOK-u ka kërkuar që të ketë ngritje të buxhetit për sportin nëpër komuna.

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, kryetari Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë takuar ndarazi kryetarët e grupeve parlamentare, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, Memli Krasniqi nga PDK, Ahmet Isufi nga AAK dhe Bilall Sherifi nga Nisma.

Sipas njoftimit nga KOK-u, politikanëve u është kërkuar që të ketë ngritje të buxhetit për sportin nëpër komuna.

-Advertisement-

KOK po ashtu ka kërkuar që rritja të jetë sa më e shpejtë dhe që të implementohet ligji për Sponsorizim.

“Nga ana tjetër, shefat e grupeve parlamentare u pajtuan se duhet të rritet buxheti nga kryetarët e komunave për klubet, si dhe premtuan se do t’i mbështesin shqetësimet e drejta të KOK-ut, duke ngritur zërin në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të kalojë ligji i buxhetit 2018 në leximin e parë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera