KOK-u fiton të drejtën e organizimit të një ngjarje tjetër të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus
17:08 | 19 September 2023
Pas Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ka fituar të drejtën për organizimin e një tjetër ngjarje të rëndësishme në vendin tonë.
Bëhet fjalë për organizimin e forumit ndërkombëtar për Platformën Sportive Evropiane.
“KOK është partner në projektin ERASMUS + “Sporti si vlerë” për “Ngritjen e kapaciteteve në fushën e sportit”, projekt që përfshinë nëntë partnerë nga tetë vende të Evropës. ENGSO është lider i projektit “Sporti si vlerë” dhe në kuadër të projektit, ngjarja madhore përmbyllëse e projektit do të mbahet në Kosovë nën organizmin e KOK-ut”, thuhet në njoftim.
Vendimi që KOK-u të jetë mikpritës i kësaj ngjarje të rëndësishme është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ENGSO-s, anëtar i së cilës KOK është prej vitit 2017.
ENGSO vepron si një organizatë ombrellë e 33 Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Konfederatave Kombëtare të Sporteve përgjegjëse për sportin bazë, që nënkupton se në vendin tonë do të vijnë përfaqësues të 33 shteteve anëtare të kësaj organizate dhe të ftuar të tjerë nga organizatat sportive.
Platforma Sportive Evropiane (ESP) 2023 do të mbahet muajin e ardhshëm në Lisbonë të Portugalisë, ku pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësuesit e KOK-ut, presidenti, Ismet Krasniqi, anëtarja e komisioneve: Barazia përmes sportit dhe komisionit këshillues të Bashkimit Evropian në ENGSO, Rejhan Halili, si dhe Marigona Mehmeti, e cila është e angazhuar në projektin “Sporti si Vlerë”.
Data dhe vendi i mbajtjes së ESP 2024 në Kosovë, do të caktohet më vonë.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Gjuajtja me armë te “Kodra e Trimave” – Policia konfirmon plagosjen e dy personave, zbulon se si ndodhi rasti
Një gjuajte me armë ka ndodh sonte në lagjen e njohur si “Kodra e Trimave” në...
-
Musliu: Të kontrollohen për armë të gjitha objektetet fetare – manastire, kisha e xhami
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka komentuar situatën e fundit të krijua...
-
Itali/ Autobusi bie nga autostrada në hekurudhë, raportohet për mbi 20 viktima
Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në Venecia të Italisë, ku një autobus k...
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Gjermanisë, falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar sot nga Amba...
-
DASh do të hetojë se a janë përdorur Humvee’it amerikanë gjatë stërvitjeve të Grupit Terrorist të Radojiçiqit
Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Heh...
-
Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, tha të mar...
-
Ky është i plagosuri në Kodrën e Trimave
Gazeta raportoi më herët për të shtëna me armë në lagjen “Kodra e Trimave”, k...
-
Osmani për CNN: Kosova është nën sulm
Në intervistën ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, presidentja e Kosov...
-
Osmani në CNN: S’ka konfirmim nëse Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka konfirmim se Serbia i ...
-
Rashiq kundër shpalljes së Listës Serbe organizatë terroriste: Ajo duhet larguar nga skena politike në një tjetër mënyrë
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thë...
-
24 revole brenda një veture, arrestohen tre persona në Merdarë
Policia Kundër Krimit të Organizuar, pas një pune hetimore dhe operative në t...
-
Edi Rama insiston që NATO-ja ta rimarrë kontrollin e veriut të Kosovës
NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dh...