Sport

KOK shpërblen me pagë mujore Majlinda Kelmendin dhe 18 sportistë të tjerë me bursa (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 23 October 2017

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka bërë një gjë të jashtëzakonshme për sportistët e suksesshëm të Kosovës.

Shtëpia olimpike e Kosovës ka ndarë bursa për 19 sportistë të suksesshme të cilëve do të ju ndajë paga mujore.

Krenaria e gjithë kombit shqiptarë, Majlinda Kelmendi do të marrë pagën më të lartë nga KOK, gjithsej 1000 dollarë në muaj.

-Advertisement-

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës dhe Botës njëherit do jetë edhe sportistja e vetme që do të marrë pagë kaq të lartë.

Xhudistja tjetër nga Peja, Nora Gjakova do të jetë sportistja e dytë më e paguar me 700 dollarë në muaj.

Karateisti Herolind Nishevci do të marrë 600 dollarë në muaj, ndërsa me nga 500 dollarë do paguhen Donjeta Sadiku dhe Distria Krasniqi.

KOK do t’i ndajë këto bursa për lojërat olimpike ‘Tokyo 2020’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera