Sport

Koeman i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Austrisë

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 26 June 2024

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka thënë se të besuarit e tij nuk merituan të merrnin rezultat pozitiv në duel me Austrinë.

‘Tulipanët’ mbrëmë u mundën nga Austria (2-3), duke e mbyllur Grupin D në vendin e tretë.

Strategu holandez pas ndeshjes tha se skuadra e tij, nuk startojë mirë përballë Asutrisë.

-Advertisement-

“Ne e nisëm shumë keq në shumë aspekte. I dhamë kundërshtarit shumë mundësi. Nuk ishim agresivë dhe kishte pak presion ndaj kundërshtarëve”, tha ai.

“Ishte një situatë e keqe. Në fillim nuk e kontrolluam ndeshjen. Më pas ne bëmë pak më mirë dhe patëm disa raste, por ata na ndëshkuan. Ne duhet të marrim përgjegjësi në fushë, nuk e meritonim të merrnim një rezultat më të mirë”, ka pohuar tekniku holandez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera