Lajme

Koço Kokëdhima krijon parti të re

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 29 April 2017

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima zyrtarizoi këtë të shtunë shkëputjen nga Partia Socialiste. Kreu i lëvizjes “Zgjidhja” tha se në kushtet që janë krijuar brenda kësaj force nuk ka më mundësi për bashkëjetësë të mëndimit ndryshe. Kokëdhima tha në një takim në Korçë se “Zgjidhja” ka aplikuar për formalizmin si parti politike.

“Nga dita e sotme “Zgjidhja” do të jetë parti politike. Sot kemi firmosur dokumentet e themelimit. Ne nuk donim të largoheshim nga Partia Socialiste. Por lidershipi i saj na goditi dhe nuk na lejoi të punonim brenda saj. Ai i shkarkoi arbitrarisht nga funksionet dhe i largoi nga forumet njerëzit tanë, nuk e pranoi mendimin ndryshe, refuzoi tezat e saj, nuk e pranoi “Zgjidhjen” as si mendim, as si platformë, as si lëvizje dhe korrent politik, as si realitet” ka thënë Kokëdhima.

Megjithatë kreu i “Zgjidhja” tha se kjo forcë nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit pasi ato janë të papranueshme pa opozitën.“Zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën janë absolutisht të papranueshme. “Zgjidhja” nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që nuk janë gjithëpërfshirëse, nuk do marrë pjesë kurrë në zgjedhje që e përçajnë popullin tonë. Përplasja e popullit në zgjedhje është e barabartë me tradhëtinë kombëtare”.

-Advertisement-

Kokëdhima thotë se vendi rrezikon një destabilitet të rrezikshëm.

“Vendi është zhytur në një krizë të rëndë politike. Opozita është në rrugë. Ajo nuk është regjistruar dhe nuk paraqiti kandidatë për zgjedhjet e 18 qershorit. Zgjedhjet e datës 7 maj në Kavajë nuk mund të zhvillohen normalisht. Kavaja është në prag të një konfrontimi të madh. Bashkë me zgjedhjet e Kavajës janë hedhur në erë edhe zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Vendi po shkon drejt kaosit dhe destabilizimit” ka thënë Kokëdhima.

“Rama mendon dhe tenton që të rindërtojë me ca nga këto partizat e shportës së koalicionit të tij, një grup që do bëhet opozita farsë dhe e emëruar e vendit. Dhe ky do shkojë në parlamentin e ardhshëm si “sulltani i vogël” përballë kësaj opozite të sajuar” ka thënë Kokëdhima, shkruan lapsi.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera