Lajme

Kocijançiç pak para zgjedhjeve: Formojeni asociacionin sa më parë të jetë e mundur

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 09 June 2017

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Siç raporton B92, transmeton Indeksonline, Kocijancic ka theksuar se marrëveshja e arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe për asociacionin lehtëson dialogun.

“BE-ja pret që në kuadër të marrëdhënieve të dialogut në mes të të dyja palëve për normalizim se AKS  të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

-Advertisement-

Kjo deklaratë e saj vije pas paralajmërimit të Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se nuk do të formohet Asociacioni, në qoftë se ai bëhet kryeministër i Kosovës.

“Unë pres që do të tregohet angazhim konstruktiv nga dy palët në takimet që do të mbahen në muajt e ardhshëm”, ka shtuar Kocijancic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera