Koci tregon se a ndikojnë zgjedhjet në funksionalizimin e Speciales
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 24 May 2017
Muaji qershor do të duhej të ishte muaji kur Gjykata Speciale do të nisë punën e saj, me seli në Hagë.
Por, pikërisht në këtë muaj, rrëzimi i Qeverisë Mustafa bëri që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme më 11 qershor, shkruan Indeksonline.
Lidhur me këtë, avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë se zgjedhjet nuk ndikojnë fare në funksionalizimin e kësaj gjykate.
Ai në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se vetëm nëse gjykata do të niste punën para mbajtjes së zgjedhjeve, situata do të ishte ndryshe.
“Gjykata Speciale e ka dinamikën e vet vepruese, dhe fare nuk ndikohet nga zgjedhjet. Mund të ndodhë e kundërta. Nëse është paraparë që të filloj me veprime konkrete Gjykata para çertifikimit të zgjedhjeve, atëherë sigurisht se kjo do të ndikoj në zgjedhje. Kushdo që akuzohet, do të eliminohet politikisht, edhe pse në këtë fazë për të pandehurit vlen prezumimi i pafajësisë”, ka shtuar Koci.
Ai ka thënë tutje se nuk e di kur do të nis punën specialja dhe se këtë nuk e di saktë pothuajse askush pos prokurorisë.
“Nuk e di saktësisht se kur pritet të ngritën aktakuzat e para. Besoj që askush nuk e din përpos Prokurorisë. Deri me tani procesi është udhëhequr në mënyrë profesionale, dhe nuk ka rrjedhur asnjë informatë për të akuzuarit eventual”, ka bërë të ditur Koci.
Sidoqoftë, Koci ka përsëritur se ka qenë kundër kësaj Gjykate në këtë formë, për shkak se siç ka thënë ai, po hetohet dhe gjykohet vetëm njëra pale.
“Por tani, pasi që deputetët tanë e kanë votuar, nuk ka kthim prapa. Duhet të kalojmë nëpër këtë proces”, ka përfunduar Koci.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2015-të, kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale për krime lufte.
Sa i përket personave që do të jenë të akuzuar në Gjykatën Speciale, askush me saktësi, përveç prokurorit nuk i di këto të dhëna.
Të tjera
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...
-
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Argita Malltezi, vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ësht...
-
Prishtina sot renditet e 38-ta në botë për cilësinë e ajrit
Sot, Prishtina radhitet në vendin e 38 në botë për cilësinë e ajrit. Kësht...
-
Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve, e rrạhën dhe kërcënuan një të mitur brenda stacionit në Ferizaj
Pronarët e një kompanie të autobusëve e kanë rrahur dhe kërcënuar një të ...
-
Për tri vite presidentja Osmani nuk e falë asnjë të burgosur
Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin...
-
Emocionon në studio infektologu kosovar, dëgjoni historinë rrëqethëse nga kontributi tij në luftë “Ajo vajzë nuk jeton më”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar doktor Infektologu Ha...
-
Lajçaku njofton se u takua me zyrtaren e lartë të OKB-së: Folëm për dialogun
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje n...
-
Instagrami heq filtrat e bukurisë
Nga 14 janari 2025, Instagram i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Harr...
-
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjạrret në Kaliforni
Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjend...
-
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përme...
-
Vranësira e diell sot, moti mbetet i butë
Me intervale me diell dhe vransira karakterizohet moti ditën e enjtë në vend....
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...