Lajme

Koci: Kam biseduar me vëllain e Fatonit, e kam mision kthimin e trupit të tij në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 22 July 2024

Avokati Arianit Koci, në një deklaratë për Nacionalen, ka folur rreth çështjes së kthimit të trupit të Faton Hajrizit nga Serbia në Kosovë.

“Kjo cështje duhet të përfundojë sa më shpejt për cështje humanitare ndaj familjes së Fatonit.

Unë këtë punë e kam ofru dhe do ta bëj pro bono, pa para. Mu sot më ka kontaktu vëllai i vogël i Fatonit dhe kemi mbetë me diskutu nesër ose pasnesër për këtë gjykim.

-Advertisement-

E kam bërë kontaktin e parë, në fakt ata më kanë kontaktuar mu. Do ta kontaktoj Zyrën tonë në Beograd, është shefi i zyrës Jetish Jashari se si të veprojmë tutje.

Po e shoh problemin e parë, identifikimin e kufomës, për shkak se autoritetet në Serbi, po thonë se ende nuk kemi mbërri me e identifiku.

Tekniksiht, ish dashtë dikush prej Serbisë me e thirrë dikë prej familjes që me e identifiku trupin.

Unë në këtë fazë, nuk bëra aq shumë pyetje për vëllain e Fatonit, por sa munda me kuptu në nëntekst, nuk kanë asgjë zyrtare.

Juridikisht nuk ka vështirësi, në momentin kur identifikohet trupi, nuk ka arsye që Serbia të mos e dorëzojë.

Kosova dhe Serbia nuk komunikojnë direkt, por nëpërmjet UNMIK-ut në disa raste. Sidoqoftë, trupi është e drejtë elementare, kthimi i trupit për familjen e Fatonit.

Nuk ka asnjë arsye ligjore që me u mbajtë trupi.

Unë do ta marr një mision besoj dhe e kam qëllimin me e kry atë mision. Nuk merrem fare me deklarata as të politikanëve në Kosovë e as atyre në Serbi.

Thjesht, është mision me e kthy trupin e Fatonit në vendlindjen e vetë, nëse verifikohet se trupi është i Fatonit.

Mendoj se sa më shpejt që zvarritet kjo cështje, dhimbja e familjes së tij shkon duke u rënduar”, tha Koci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera