KMShK mori vendim për 11 ankesa

Autori: Gazeta inFokus
12:47 | 31 January 2025
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 11 ankesa.
Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen gjashtë nga to, një ankesë të miratohet pjesërisht, dy ankesa të refuzohen dhe dy të shpallen të paaftshme.
Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç janë Kapitulli II – Raportimi i së vërtetës, Kapitulli IV – E drejta për t’u përgjigjur dhe Kapitulli V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale.
KMShK ka miratuar ankesat e Isuf Zejnës kundër Demokracia.com, Paparaci.com dhe Periskopi.com për shkrimet “Qemajl Aliu, kryetari që shpërbleu avokatin e Nagip Krasniqit me post e me tender”, përkatësisht “Isuf Zejna i përfshirë në skandalin milionësh të KEK-ut përfitoi edhe nga Komuna e Shtimes”, përkatësisht “Tenderi i dyshimtë për avokatin Isuf Zejna, Nagip Krasniqi e implikon profesorin e UP-së”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Kapitulli II ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ndërkaq Kapitulli IV me të drejtën për t’u përgjigjur.
KMShK ka miratuar ankesën e Arian Hashanit kundër Gazetademos.com për shkrimin “Zyrtari policor, Arian Hashani, fyen rëndë Ramush Haradinajn, e quan budallë”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin II dhe Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. KMShK ka miratuar ankesën e Arben Krasniqit kundër Prishtinapress.org për shkrimin “Lajm i fundit: Dy zyrtarët e rëndësishëm nga Kuvendi Komunal në Prizren nga radhët e VV-së, z. Arben Krasniqi dhe z. Shqipron Krasniqi mbështesin kandidatin e PDK-së, z. Fetah Paçarizi”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin II të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
KMShK ka miratuar ankesën e Shqipron Krasniqit kundër Prishtinapress.org për shkrimin “Lajm i fundit: Dy zyrtarët e rëndësishëm nga Kuvendi Komunal në Prizren nga radhët e VV-së, z. Arben Krasniqi dhe z. Shqipron Krasniqi mbështesin kandidatin e PDK-së, z. Fetah Paçarizi”, duke konstatuar se bie ndesh me Kapitullin II të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Iljasa Fazliut kundër Nacionale.com, përfaqësuar nga avokati Emin Zariqi, për shkrimin dhe videon me titull “Skandali në IPFK, kërkohet largimi nga puna i Iljasa Fazliut dhe psikiatërve”, duke konstatuar se bien ndesh me kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, por jo edhe Kapitullin V të kodit, siç pretendon ankuesi.
KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Ekrem Llukës, përfaqësuar nga avokatja Vjosa Shkodra, kundër Veriu.info për shkrimin dhe videon me titull “Akuzohet se mashtroi bizneset e duhanit me rreth 2 milionë euro, Mehmeti: jam viktimë e Xhevdet Bajramit, Ekrem Llukës e Valon Dobroshit”, duke konstatuar se nuk bie ndesh me kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon ankuesi.
KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Leutrim Sahitit kundër Indeksonline.net për shkrimin “Eskalon Donika Gërvalla një orë pasi u largua nga degët më të mëdha të Listës Guxo”, duke konstatuar se nuk bie ndesh me kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon ankuesi.
KMShK e ka shpallur të paafatshme ankesën e Fitore Pacollit, përfaqësuar nga avokatja Lendita Keqekolla, kundër Nacionale.com, për disa shkrime. Bazuar në rregullat e procedurës, KMShK nuk ka mundur ta trajtojë ankesën, pasi që është e paafatshme.
KMShK e ka shpallur të paafatshme ankesën e Avicena ShPK, përfaqësuar nga avokati Arianit Koci, kundër Sinjali.com, për disa shktrime. Bazuar në rregullat e procedurës, KMShK nuk ka mundur ta trajtojë ankesën, pasi që është e paafatshme.

Të tjera
-
Moskë, rusët mirëpresin përmirësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin
Në Rusi po rriten pritshmëritë për një takim mes Presidentit Donald Trump dhe...
-
Polici i akuzuar për vrạsjen e kolegut në Zllatar, shprehet se ndjehet i penduar për rastin tragjik
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore, i akuzuari Fatlum Mehmeti u dë...
-
Zelenksy mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takim me Donald Trump
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksyy ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë p...
-
Ekskluzive: Gjykata lëshon urdhër për paraqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale
Kryeministri Albin Kurti është ftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për t...
-
Zelensky në SHBA për takimin e rëndësishëm me Trump
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkuar në Uashington për një taki...
-
Vendos Microsoft: “Skype” mbyllet në maj
Kompania Microsoft ka vendosur për mbylljen e Skype. Skype “nuk do të jetë më...
-
Policia në Leposaviq gjen ạrmatim, eksploziv e uniforma ushtarake
Policia e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media nga ora 18:00, ku ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit, Gramos Hashani emërohet në krye të KEK-ut si U.D
Korporata Energjetike e Kosovës ka konifmruar raportimin e Gazetës Infokus se...
-
Shkarkohet Bekir Gërguri, qeveria Kurti emëron Gramos Hashanin në krye të KEK-ut
Në mbledhjen e fundit të bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Bekir G...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Ujku Bravo”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Ujk...
-
Gjykatësi e vendos masën e paraburgimit ndaj Berat Nimanit për të shtënat me ạrmë zjạrri
Berati, vëllai i boksierit Besar Nimani, është në paraburgim pasi gjykata mor...
-
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme – do të marrim masa për ata që s’e bëjnë
Administrata Tatimore e Kosovës ua ka rikujtuar të gjithë personave fizikë jo...