KMDLNJ: Të kërkohet transparencë dhe llogaridhënie për bisedime me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 18 October 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) konsideron se dialogu me Serbinë ndodhet në terr të plotë informativ, pasi kohëve të fundit në opinion po qarkullojnë modele për arritjen e një marrëveshjeje finale për normalizim të marrëdhënieve, ku mbizotërues është propozimi francezo-gjerman që preferon modelin e dy Gjermanive.
KMDLNJ thotë se modeli i dy Gjermanive nuk e zgjidh problemin ndërmjet Kosovës e Serbisë, por e bën më të ngatërruar duke e prolonguar për një afat dhjetëvjeçar.
Sipas KMDLNJ-së, presionet ndaj pozitës dhe opozitës do të shtohen ditëve në vijim, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje shkel dhe shko e që nuk është kurrfarë zgjidhje që siguron qëndrueshmëri.
“Qytetarët nuk mund të vendosen para aktit të kryer dhe të informohen pasi të jetë arritur marrëveshja. Përgjegjësinë për këtë do ta ketë pozita, e pakundërshtuar nga opozita. Askush në këtë situatë nuk duhet ta ketë synim rrëzimin e Qeverisë Kurti 2, por duhet të ketë synim sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies”, thotë KMDLNJ.
Sipas KMDLNJ-së, kishte vizita të shpeshtuara të emisarëve të shteteve të Francës e Gjermanisë që ua kanë dorëzuar draft-propozimin kryeministrit Kurti në Prishtinë dhe presidentit serb, Vuçiq, në Beograd.
Në kohën kur Vuçiq e pranoi se është një kornizë e re për bisedime, kryeministri Kurti është deklaruar se nuk ka një të tillë për ta pranuar më në fund se megjithatë është një propozim i palëndëzuar. Ka filluar presioni i ndërkombëtareve që të pranohet ky propozim sepse ai i radhës mund të jetë më i keq, thekson KMDLNJ, duke shtuar se shantazh dhe presion klasik dhe, në këtë luftë të pandershme po shquhet eurodeputetja Viola von Cramon dhe disa të tjerë.
Për më tepër, KMDLNJ thotë se edhe shoqëria civile është krejtësisht pasive për dallim që më herët, gjatë legjislaturave të kaluara ishte, me të drejtë, e zhurmshme për sigurimin e transparences.
“Mos të flasim se si sillej pozita aktuale që përdori të gjitha mjetet e padhunshme dhe të dhunshme, në emër të sigurimit të transparencës për bisedime. Nuk ka asnjë kuptim pohimi i opozitës se nuk e pengojnë procesin e bisedimeve dhe do ta votojnë çdo marrëveshje që sillet në Kuvend pa pasur asnjë informatëmbi ecurinë e këtyre bisedimeve. Opozita duhet të jetë bashkëpunuese, por duhet të insistojë në sigurimin e transparencës, sepse ia kanë premtuar qytetarëve, në këmbim të votës”, përfundon komunikata.
Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...