Lajme

KMDLNJ reagon pas ngjarjeve në veri: Të lirohen rrugët e bllokuara

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 25 September 2021

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në veri të Kosovës, ku sot u vendosen granata në dy zyre të qendrave të regjistrimit në Zubin Potok e Zveçan.

KMDLNj përmes një komunikate e vlerëson si shfrenim të ashpër të dhunës dhe urrejtjes ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj pa dallime etnie.

KMDLNj ka kërkuar që të lirohen rrugët e bllokuara në veri në mënyrë që të realizohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, liria e lëvizjes për të gjithë.

-Advertisement-

“Dislokimi i ushtrisë të Serbisë afër kufirit të Kosovës si dhe xhandarmërisë serbe është sinjal i qartë i synimit të Serbisë për destabilizim të situatës… KMDLNj fton të gjitha partitë opozitare të reagojnë dhe veprojnë në përputhje me situatën duke lënë anash dallimet politike dhe partiake. Eskalimi i papenguar i situatës dhe qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare bartë rrezik që Kosovës t’i imponohet një zgjidhje e dëmshme. Reciprociteti i vendosur për targa duhet të respektohet deri sa të arrihet një zgjidhje e pranuar për të gjithë”,thuhet në këtë komunikatë.

Komunikata e plotë e KMDLNJ-së

Ekstremistë nacionalistë serbë, të përkrahur nga kryetari i Serbisë, ndryshe kriminel lufte, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes, luftënxitësi Vulin, përveç se bllokuan rrugët drejt pikëkalimit kufitar në Bërrnjak dhe Jarinje, sipas ministrit për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeqla, sot sulmuan me mjete plasëse qendrat për regjustrim të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan duke i shkatërruar ato.

Ministri Sfeqla i cilësoi si vepra terroriste. KMDLNj gjykon ashpër këtë shfrenim të dhunës dhe urrejtjes ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj pa dallime etnike, politike, racore etj., dhe kërkon ndërmarrje të menjëhershme të masave për lirimin e rrugëve të bllokuara në mënyrë që të realizohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, liria e lëvizjes për të gjithë.

Dislokimi i ushtrisë të Serbisë afër kufirit të Kosovës si dhe xhandarmërisë serbe është sinjal i qartë i synimit të Serbisë për destabilizim të situatës. Qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare që barazon një të drejtë dhe detyrim kushtetues për mbrojtje të integritetit territorial dhe shtrirje të sovranitetit brenda territorit me ndërhyrje kriminale të Serbisë në punë të brendshme përmes instrumentalizimit të qytetarëve serbë të Kosovês dhe bandave kriminale, jo që nuk kontribuon në qetësimin e situatës por inkurajon elementët radikalë dhe kriminalë që të eskalojnë situatë pa u rrezikuar se do të përgjigjen për aktet kriminale.

KMDLNj fton të gjitha partitë opozitare të reagojnë dhe veprojnë në përputhje me situatën duke lënë anash dallimet politike dhe partiake. Eskalimi i papenguar i situatës dhe qëndrimi oportunist i bashkësisë ndërkombëtare bartë rrezik që Kosovës t’i imponohet një zgjidhje e dëmshme. Reciprociteti i vendosur për targa duhet të respektohet deri sa të arrihet një zgjidhje e pranuar për të gjithë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera