KMDLNj: Radhët për blerje të teksteve shkollore janë të gjata, prej 15 deri në 45 prindër që presin
Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 05 September 2023
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave Lirive të Njeriut ka thënë se monitoruesit e tyre kanë monitoruar disa pika ku po qytetarët po i blejnë tekstet shkollore të subvencionuara nga MASHTI.
Sipas KMDLNj’së radhët për blerje të teksteve shkollore janë të gjata, prej 15 deri në 45 prindër që presin.
“Ndonëse jemi me 5 shtator 2023 që nënkupton se janë mbajtur tre ditë mësimi në shkolla të nivelit parauniversitar, radhët për blerje të teksteve shkollore janë të gjata, prej 15 deri në 45 prindër që presin, në çastin e monitorimit për dallim nga viti i kaluar kur po kjo qeveri dhe po kjo ministri kishte shpërndarë tekste shkollore falas sipas standardeve të qeverive paraprake që ishte, edhe më efikase, edhe më pak e kushtueshme. Nëse kemi parasysh faktin se shumë prindër janë të punësuar, ata duhet të marrin ditë të lirë në mënyrë që t’i blejnë librat ose, edhe më keq , gjyshet apo gjyshërit e nipave dhe mbesave detyrohen të presin në radhë për blerje të librave”, thuhet në komunikatë.
KMDLNJ vlerëson se reagimi i opinionit ka qenë jashtëzakonisht i butë dhe në kundërshtim me seriozitetin e situatës së krijuar.
Komunikata e plotë:
VAZHDOJNË RADHËT E PRITJES PËR BLERJE TË TEKSTEVE SHKOLLORE!
Monitorues të KMDLNj –së kanë monitoruar disa pika ku qytetarët po i blejnë tekstet shkollore të subvencionuara nga MASHT-i sikur që kanë pranuar informata me telefon nga prindërit.
Ndonëse jemi me 5 shtator 2023 që nënkupton se janë mbajtur tre ditë mësimi në shkolla të nivelit parauniversitar, radhët për blerje të teksteve shkollore janë të gjata, prej 15 deri në 45 prindër që presin, në çastin e monitorimit për dallim nga viti i kaluar kur po kjo qeveri dhe po kjo ministri kishte shpërndarë tekste shkollore falas sipas standardeve të qeverive paraprake që ishte, edhe më efikase, edhe më pak e kushtueshme. Nëse kemi parasysh faktin se shumë prindër janë të punësuar, ata duhet të marrin ditë të lirë në mënyrë që t’i blejnë librat ose, edhe më keq , gjyshet apo gjyshërit e nipave dhe mbesave detyrohen të presin në radhë për blerje të librave.
Opozita thirri një mbledhje të jashtëzakonshme pikërisht për këtë situatë të krijuar me tekste shkollore të cilën e cilësuan si dështim mirëpo pozita e shpërfilli këtë seancë të jashtëzakonshme duke injoruar kërkesën e deputetëve të opozitës sikur edhe duke e relativizuar gjendjen e krijuar. Reagimi i Këshillit të Prindërve do të duhej të ishte shumë më i vendosur aq më parë që mungesa e teksteve shkollore pengon mbarëvajtjen e mësimit, fëmijëve të tyre. Natyrisht se SBASHK–u nuk ka reaguar sepse nuk e konsideron se është pjesë e mandatit për faktin se mbronë interesat e arsimtarëve e jo të nxënësve ndonëse kjo mungesë ndërlidhet dhe ua vështirëson punën të gjithë mësimdhënësve të angazhuar në procesin mësimor. KMDLNj –ë ka kërkuar dhe kërkon që rasti të hetohet nëse kjo mënyrë e pajisjes me tekste shkollore ka ruajtur mjete të Buxhetit të Kosovës apo e ka dëmtuar buxhetin dhe pas kësaj të përcaktohet përgjegjësia e mundshme institucionale, profesionale dhe ligjore. Për KMDLNj –në mbetet i paqartë fakti pse MASHT-i shmangu mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore nëse vitin e kaluar ishte e vlerësuar si e suksesshme kur, në ndërkohë ishte dhe mbeti e njëjta përmbajtje edhe e qeverisë sikur edhe e MASHT-it, i njëjti kryeminister dhe e njëjta ministre. Është e pabesueshme se si pas gjithë kësaj tollovie askush nuk fletë për përgjegjësi (nga radhët e pozitës) ndonëse flitet se janë ndarë më shumë mjete se që ishin ndarë në vitin paraprak ndërsa efikasiteti ka rënë për tokë. Kush e paguan mundin e prindërve dhe orët e humbura sepse pa tekste shkollore mësimi mbahet sa për të plotësuar kushtet e kontratës e jo për të shpërndarë dije. KMDLNj –ë vlerëson se kjo tollovi e krijuar, pa asnjë arsye dhe pa asnjë nevojë, ngjallë dyshime te tenderimi sepse oferta e shtëpive botuese të teksteve shkollore nuk dallon shumë nga mjetet e ndara për këtë prandaj duhet që MASHT-i të sqarojë pse u përcaktua për subvencionim që po del të jetë më i kushtueshëm e jo për mënyrën që e kishte zbatuar MASHT-i dhe ministria aktuale vitin e kaluar.
KMDLNj–ë vlerëson se reagimi i opinionit ka qenë jashtëzakonisht i butë dhe në kundërshtim me seriozitetin e situatës së krijuar. Pikërisht organizatat që mbrojnë të drejtat e nxënësve dhe angazhohen për një arsimim më cilësorë është dashur të reagojnë duke shfaqur mospajtim publik e jo ta kalojnë në heshtje sikur që rasti të ndodhte në Kore të Veriut apo Iran. Se ky veprim i MASHT-it, i pastudiuar mirë, i ngutshëm dhe i pakoordinuar me Këshillin e Prindërve shkel të drejtat e njeriut, nuk ka asnjë dyshim nëse i referohemi Nenit 26 të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara; Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutës së Kosovës.
Të tjera
-
Edhe Berat Buzhala e dërgon veturën e tij për kontrollë tregon a iu gjet GPS
Gazetari Berat Buzhala ka dërguar veturën e tij në kontrollë pasi në veturën ...
-
Shkaku i intervistës me Harris – Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh
Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv CBS për një intervistë me Kamala Ha...
-
Musliu për rastin e Kajtazit: Autorët e kësaj vepre të rrezikshme t’i sjellim para drejtësisë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar kundër vendosjes së pajisjes s...
-
Abdixhiku: QKUK-në do ta ndërtojmë në një lokacion të ri, i vjetri do të rrënohet
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se objekt...
-
Abdixhiku: Me Vehbi Kajtazin kemi mospajtime, por sot solidarizohem me të
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se partia ...
-
Pacolli: Presidentja më kërkoi ndihmë për t’ia gjetur dy-tri vota
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa O...
-
Vehbi Kajtazi tregon se kujt dyshohet se i përket GPS-i i gjetur në veturën e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar sërish GPS-in i cili është gjetur në vetu...
-
ShBA-ja qorton sërish Kosovën në OKB për “veprimet e pakoordinuara”: Punoni përmes dialogut, themeloni Asociacionin
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Wood, ka kritikuar Q...
-
DASh: Projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor mbi Kosovën, shkel detyrimet e dialogut
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se si...
-
Pasi Kajtazi zbuloi përgjuesin në veturë, Mirena publikon foto të veturës së tij: Pse po ekzaminohet pikërisht sot?
Gazetari Ilir Mirena, i cili së bashku me kolegun e tij Vehbi Kajtazi e Berat...
-
Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak momente, pa...
-
Sjelljet e shumë komentuara të banorëve të BBVK3, ja çfarë thoshte psikologia që u bëri testimin psikologjik
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu e cila u bëri testimet psikologjike banorë...