KMDLNj për serbët nga veriu i Kosovës: Edhe marrin rrogë nga buxheti i Kosovës, edhe kërcënojnë
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 01 November 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se që nga përfundimi i luftës, serbët e veriut të Kosovës dhe vendbanimeve tjera nuk e paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat, tatimin në pronë e as shërbimet tjera.
Sipas këtij këshilli, serbët nga veriu i Mitrovicës edhe marrin paga nga buxheti i Kosovës, edhe e kërcënojnë atë, njofton Klan Kosova.
“Qeveria e Kosovës është dashur të përkrahet për zbatim të ligjit e jo të kushtëzohet dhe shantazhohet nga ndërkombëtarët. Arsyetimi se kjo është bërë për të shmangur dhunën vetën inkurajon forcat rebeluese dhe politikanët që marrin rroga të rregullta nga Buxheti i Kosovës dhe i shërbejnë politikës destruktive dhe shoviniste të Serbisë”.
“Në këtë kontest janë kërcënimet e Rakiqit, Simiqit, Mila Radojeviqit dhe politikanëve tjerë serbë se, posa të shqiptohet dënimi i parë, reagimi i serbëve do të jetë i menjëhershëm, mbase i dhunshëm përmes bllokimit të rrugëve dhe dhunës ndaj Policisë së Kosovës. Radojeviq ka qenë drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Miteovicë, zëvendësministër për Punë të Brendshme dhe tash kryetar i Mitrovices së Veriut e që administrohet nga Lista Serbe dhe Beogradi”.
“Merreni me mend, ky farë fakiri ka përfituar aq shumë piste dhe të mira materiale në Republikën e Kosovës dhe tash haptazi kërcënon se, nëse shqiptohet dënimi i parë, për një vepër të dënueshme me ligj siç është mosregjistrimi i automjeteve, përgjigja e serbëve do të jetë e menjëhershme me të cilat ka plotësuar të gjitha kushtet që, për shkak të thirrjes për kundërshtim të zbatimit të ligjit dhe thirrjes për veprime të dhunshme, të hetohet dhe gjykohet në bazë të ligjeve në fuqi në Kosovë”.
“Ose, sepse janë të sigurt se edhe gjobat eventuale do të paguhen nga taksat tona sikur që iu paguhet rryma, uji, tatimi në pronë, mbeturinat apo siç i marrin rrogat, pa punuar fare. Edhe ndërkombëtarët duhet të mos lejojnë zbatimin e standardeve të dyfishta sikur në këtë rast”.
“Opozita duhet të jetë e prerë në përkrahje të qeverisë dhe insistuese që qeveria e Kosovës të zbatojë ligjet edhe në veriun e Kosovës, pa bërë asnjë dallim dhe kundër qasjes diskriminuese. Kosova është para sfidave të mëdha ku të qenit pozitë apo opozitë e humbë kuptimit e përfitimit të çastit para një interesi të përgjithshëm nacional dhe shtetëror”.
Të tjera
-
Banka Qendrore e Kinës raporton progres në huadhëniet për inovacionin e teknologjisë shkencore
Banka Qendrore e Kinës raportoi përparim në strukturën e posaçme të huadhënie...
-
Konferenca për Paqen, 80 vende mbështesin integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “integriteti territoria...
-
Krasniqi: Kjo festë na kujton rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarë...
-
Osmani nga Samiti i Paqes: Kosovës iu kujtua vuajtja e tmerrshme që sjell lufta, por Ukraina do të ia dal
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte pjesëmarrëse e Samitit të Paqes për...
-
Samiti i paqes për Ukrainën, Zelensky: Do t’i paraqesim Moskës propozimin për përfundimin e luftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të shtunën se do t’i paraqiste Mos...
-
Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Policia shqipton mbi 1,500 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1506 g...
-
Bogujevci në Bashkësinë Islame, uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
Sot, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovë...
-
Ndeshja Poloni-Holandë në Hamburg, policia qëllon një burrë që dyshohet se kërcënoi me sëpatë
Policia gjermane tha të dielën se qëlluan dhe plagosën një burrë që po kërcën...
-
Kurti ndan foto albumin nga ndeshja Shqipëri – Itali
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur lojën mes Shqipërisë dhe Itali...
-
Kosova në pritje të raportit për masat nga BE-ja, optimizëm për heqjen e tyre
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bor...
-
Krasniqi uron Kurban Bajramin: Kjo festë na kujton rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë në fe...