KMDLNj kërkon ndërtimin e një spitali për të burgosur brenda SHKK-së

Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 10 August 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin për vdekjen e dy të burgosurve brenda një afati të shkurtër kohorë deri sa ata kanë qenë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Andaj ky këshill ka kërkuar që të ndërtohet një spital për të burgosur brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“KMDLNj -ë e vlerëson Departamentin Shëndetësor të Burgjeve për angazhimin dhe intervenimin e shpejtë në të dy rastet, atij të Bajram Shala dhe Bojan Filiq të cilat për shkak të natyrës së rëndë kanë përfunduar me fatalitet. KMDLNj-ë shpreh shqetësim që për shkak të burokracisë tenderuese e që, për pasojë furnizimi me barëra nuk është në nivelin e kënaqshëm.
KMDLNj-ë ri aktualizon kërkesën e domosdoshmërisë së ndërtimit të një Spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës që do të plotësonte nevojat shëndetësore, si për të burgosurit ashtu edhe për stafin korrektues. KMDLNj-ë kërkon nga MD dhe MSh të gjejnë mënyrën dhe mundësinë që për të gjithë të burgosurit të bëhet një kontroll sistematike shëndetësore, së paku një herë në vit ndërsa për grupet me shëndet të cenuar këto kontrolle duhet të bëhen më shpesh”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Sipas informatave të KMDLNj-së, brenda një afati të shkurtër kohor kanë vdekur dy të burgosur që kanë qenë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Me datë 06.08.2022 në orën 14:54 në QKUK ka vdekur Bajram Shala i cili ishte nën kujdes intensiv, pas heqjes së tumorit ku ishte shtrirë nga data 30 korrik 2022 pasi ishte transferuar nga SP i Pejës.
Me datë 07.08.2022 në orën 00:55 në SP e Gjilanit ka vdekur i burgosuri Bojan Filiq i nacionalitetit serb nga Q.P në Gjilan si pasojë e sulmit në tru. Bojan Filiq gjatë pranimit nuk ka deklaruar se vuan nga ndonjë sëmundje dhe nuk ka qenë duke marrë fare terapi. Më 06.08.2022 rreth orës 22:00 ishte informuar infermieri në detyrë nga oficerët korrektues se i burgosuri Bojan Filiq nuk ndjehet mirë. Pasi ishte vizituar nga infermieri ishte dërguar në ambulancën e burgut dhe në ora 22:20 ka pasur rënie të sheniave (pulsit) pas së cilës është ftuar mjeku i Q.P në Gjilan që i ka ofruar terapi me të cilën disponua kjo njësi. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është kërkuar ndihmë nga Emergjenca e qytetit dhe është dërguar në S.P e Gjilanit në ora 22:45. Gjatë kësaj kohe janë bërë përpjekjet të dërgohet në QKUK -ë mirëpo përkundër përpjekjeve përmes reanimimit dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është bërë e pamundur të transferohet në QKUK dhe në ora 00:55 është konstatuar vdekja.
KMDLNj -ë është i shqetësuar për vdekjet e dy të burgosurve dhe pret rezultatet e autopsisë pas së cilave do të kërkojë hetimin e rasteve për të eliminuar dyshimet për shkakun e vdekjes dhe nëse dëshmohet çfarëdo lloj përgjegjësie e personave zyrtarë do të kërkojë ndërmarrjen e masave ndaj tyre.
KMDLNj -ë e vlerëson Departamentin Shëndetësor të Burgjeve për angazhimin dhe intervenimin e shpejtë në të dy rastet, atij të Bajram Shala dhe Bojan Filiq të cilat për shkak të natyrës së rëndë kanë përfunduar me fatalitet. KMDLNj-ë shpreh shqetësim që për shkak të burokracisë tenderuese e që, për pasojë furnizimi me barëra nuk është në nivelin e kënaqshëm.
KMDLNj-ë riaktualizon kërkesën e domosdoshmërisë së ndërtimit të një Spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës që do të plotësonte nevojat shëndetësore, si për të burgosurit ashtu edhe për stafin korrektues. KMDLNj-ë kërkon nga MD dhe MSh të gjejnë mënyrën dhe mundësinë që për të gjithë të burgosurit të bëhet një kontrollë sistematike shëndetësore, së paku një herë në vit ndërsa për grupet me shëndet të cenuar këto kontrolla duhet të bëhen më shpesh.
KMDLNj -ë vlerëson se në burgjet e Kosovës janë, së paku 45 raste me sëmundje të rëndë dhe me probleme të shëndetit mendor e që kërkojnë trajtim përkatës.
KMDLNj -ë kërkon që stafi shëndetësor të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve të përkrahet më shumë në aspektin material e sidomos me atë profesional duke ndarë një stimulim shtesë për kuadrot deficitare profesionale që punojnë aty si dhe për stafin tjetër.
KMDLNj -ë shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të burgosurve që kanë vdekur si të privuar nga liria; Bajram Shala dhe Bojan Filiq.

Të tjera
-
Huqja e Trump: Pamjet e treguara para Ramaphosës, me të cilat akuzonte për “gjenocid”, ishin marrë në Kongo, jo në Afrikën e Jugut
Në takimin e mbajtur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit af...
-
Gërvalla: Beteja politike bëhet për Qeverinë, deputetët të votojnë në seancën e ardhshme për zhbllokim
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, pas dështimit të 20’të për konsti...
-
Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media
Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë ...
-
Çitaku: Kosova, peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës së sotme të Kuv...
-
Saga e Kuvendit: Episodi i 20-të, ende pa kryeparlamentar
Për të 20-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, du...
-
Duda Balje: Po, ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun
Deputetja Duda Balje ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i ës...
-
Aksident në Kçiq të Mitrovicës, lëndohen katër persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mit...
-
Ramush Haradinaj shpërthen në të qeshura, teksa tregon sa është penduar për koalicionin me Nismën
Deputeti Ramush Haradinaj, është deklaruar para mediave pak para fillimit të ...
-
Kurti arrin në Kuvend i rrethuar nga truprojat, sërish injoron pyetjet rreth bllokadës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka injoruar sërish gazetarët, para vazhd...
-
“Nuk e votojmë askënd që e propozon VV-ja”- LDK tejet e vendosur për të mos votuar kryeparlamentaren që propozon Lëvizja Vetëvendosje
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, është deklaruar para mediave pak p...
-
Hasani i PDK-së befason me përgjigjen: Nuk e votoi Fatmir Limajn sepse e ka sha shumë Albin Kurtin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani para fillimit të seanc...
-
A do zgjidhet ngërçi i bërllokut në Prishtinë? Nis takimi mes Komunës dhe “Pastrimit”
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar edhe sot grevën e nisur një di...