KMDLNJ dënon ashpër dukurinë e dhunës në familje
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 07 August 2024
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar për dy rastet e rënda të dhunës ndaj grave, njëri në Graçanicë që përfundoi me fatalitet dhe tjetri ditën e djeshme në Fushë-Kosovë që rezultoi me plagosje.
Përmes një komunikate për media KMDLNJ thotë se kohë më parë, një burrë në Graçanicë dhunoi brutalisht gruan e tij, e cila nuk mundi t’i bëjë ballë dhunës dhe ndërroi jetë.
“Raporti i Policisë së Kosovës thotë se burri dhunues, kur e privoi nga jeta dhunshëm gruan, ishte i dehur. Duket se ky nuk ishte rasti i parë që burri përdori forcë fizike dhe psikike ndaj gruas, mirëpo KMDLNJ nuk ka të dhëna nëse ndaj burrit ishin ndërmarrë masa parandaluese apo ligjore për dhunën e ushtruar në familje. Viktima femër ishte e nacionalitetit serb sikur që ishte edhe dhunuesi. Para dy ditëve në fshatin Bresje, Fushë-Kosovë, A. K. plagosi gruan e tij e që nuk ishte rasti i parë që kishte ushtruar dhunë. A. K. ishte recidivist i shumëfisht dhe i ndaluar nga policia për dhunë në familje. Dy ditë para ditës kritike atij i ishte ngritur aktakuza për dhunë në familje, por se kjo nuk i pengoi ta plagosë gruan”, thuhet në komunikatë.
KMDLNJ ka dënuar dukurinë e dhunës në familje dhe dhunën ndaj femrës, e që sipas këtij këshilli ka marrë përmasa shqetësuese.
“Rasti i Graçanicës duhet të hetohet nëse janë marrë masa mbrojtëse për viktimën dhe pas kësaj, në përputhje me përgjegjësinë e dëshmuar, duhen të merren masa që parashihen me ligjet në fuqi. Në rastin e Bresjes qartazi bëhet fjalë për dështim të institucioneve për ta parandaluar krimin aq më parë që kemi të bëjmë me një recidivist të shumfishtë prandaj, me një koordinim të institucioneve përkatëse, rasti mund të evitohej”, thuhet tutje në komunikatë.
Në zinxhirin e hallkave të përgjegjësisë për dhunën në familje dhe dhunën kundër femrave, sipas KMDLNj-së, hallka e parë dhe kryesorja janë qendrat për punë sociale, prandaj hetimi duhet të bëhet aty.
KMDLNj, gjithashtu, beson se shumë raste të dhunës në familje dhe dhunës kundër femrës, për arsye objektive apo subjektive, nuk raportohen, prandaj inkurajon viktimat që t’i raportojnë rastet në mënyrë që mbrojtja të jetë më e zbatueshme dhe më efikase. Sipas KMLDNJ-së edhe hallkat elektronike duhet të vendosen sa më parë, si mjet dhe mundësi për parandalim të dhunës në familje dhe dhunës ndaj femrave.
Të tjera
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...