Sport

Klubi nga Shqipëria ndërton stadium të jashtëzakonshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 31 December 2017
Skënderbeu shumë shpejt do të ketë një stadium totalisht të ri që do të përmbushë të gjitha kriteret e përcaktuara nga UEFA.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një ide, pasi tashmë projekti ekziston dhe në nisje të vitit të ri do fillojnë edhe punimet. Këtë gjë e ka bërë me dije ditën e djeshme edhe kryebashkiaku i Korçës.

Sotiraq Filo, në një deklaratë të dhënë “Panorama Sport”, tregoi të gjitha detajet e impiantit të ri, i cili do të jetë mbi 75% i mbuluar, si dhe do të kushtojë diku te 7-8 milionë euro.

“Gjatë vitit që vjen, do të fillojmë një projekt madhor për sa i përket sportit, siç është investimi në stadiumin ‘Skënderbeu’ të Korçës.

-Advertisement-

Ky investim së bashku me pjesën sportive dhe terrenet e reja do ta vendosin qytetin tonë në një pozicion elitar edhe për sa i takon infrastrukturës sportive. Kjo për vetë faktin se me një impiant të ri apo me terrenet e rinovuara të sportit, nuk besoj se e ka një qytet tjetër në Shqipëri. Tani na mbetet sfidë se si t’i vëmë në punë dhe të afrojmë sa më shumë sportistë”, tha fillimisht numri një i bashkisë.

Stadiumi2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera