Sport

Klubi i Torinos njofton për gjendjen e Vojvodës

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 13 January 2021

Ylli i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, mbrëmë pësoi një lëndim, në duelin që Torino zhvilloi kundër Milanit, shkruan Gazeta inFokus.

Vojvoda u detyrua të lëshonte fushën, për shkak të një dëmtimi që pësoi në krahun e majtë.

Klubi i Torinos ka lëshuar një komunikatë, ku ka treguar për gjendjen e mbrojtësit kosovar.

-Advertisement-

“Lojtari do të jetë subjekt i vlerësimeve të mëtejshme në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e klubit italian.

Thuhet se Vojvoda ka nxjerrë krahun, por akoma nuk është e qartë gjendja e 25 vjeçarit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera