Sport

Klubi i Torinos jep detaje për lëndimin e Vojvodës

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 13 January 2021

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, mbrëmë pësoi një lëndim në duelin që Torino zhvilloi kundër Milanit, shkruan Gazeta inFokus.

Vojvoda u detyrua të lindte fushën, për shkak se kishte lënduar shpatullën e majtë.

Gjatë ditës së sotme, klubi i Torinos ka dhënë detaje për dëmtimin e mbrojtësit ‘dardan’.

-Advertisement-

“Hetimet instrumentale të cilave iu nënshtrua Mergim Vojvoda, i cili doli dje në minutën e 39 ‘të pjesës së dytë, konfirmuan zhvendosjen në shpatullën e majtë. Në ditët në vijim do të vendosen indikacionet për trajtim kirurgjik ose konservativ”, thuhej në njoftimin e klubit italian.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse 25 vjeçari do të ketë nevojë për operim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera