Sport

Klubi i Llapit përfundon në Komisionin Disiplinor, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 13 September 2021

Vendimi i Qeverisë Kosovës, ku nuk lejohen më shumë tifozë se sa 10% e kapacitetit të stadiumit, duket se nuk i ka bërë përshtypje klubit të Llapit, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi llapjanët kanë lejuar më shumë tifozë sesa lejohen, duke thyer kështu rregullat anti-covid, në takimin e luajtur në stadiumin e Merdarës, ku Llapi humbi nga Feronikeli me rezultat 0-2.

E për këtë veprim, klubi nga Podujeva tashmë ka përfunduar në Komisionin Disiplinor dhe në ditët në vazhdim pritet të vendoset për dënimin që do ti shqiptohet llapjanëve.

-Advertisement-

Vendim:

ndaj FC Llapi:

Motivi: Mos respektimi i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti Covid 19, duke tejkaluar 10% të kapacitetit maksimal të shikuesve në tribuna, për çka është ndërprerë ndeshja për pesë (5) minuta. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Llapi-Feronikeli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera