Sport

Klubet londineze në garë për Luis Enriquen

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 17 April 2023

Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm.

Të dy klubet londineze raportohet se janë në garë për Luis Enriquen, i cili është i lirë që prej largimit nga Kombëtarja e Spanjës në fund të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Express.

Frank Lampard u emërua për herë të dytë si trajner i Chelseat pas shkarkimit të Graham Potterit, por kësaj radhe vetëm përkohësisht, deri në fund të këtij sezoni.

-Advertisement-

Pronari Todd Boehly po kërkon të sigurojë një trajner të profilit të lartë për të udhëhequr projektin e tij nga sezoni i ardhshëm.

Në anën tjetër, edhe te Spurs është një trajner i përkohshëm, Cristian Stellini, i cili po zëvendëson të shkarkuarin Antonio Conte.

Kësisoj, sipas raportimeve nga “Telegraph”, Tottenhami është i gatshëm të sfidojë Chelsean për Enriquen, me këtë të fundit që besohet se preferon më shumë “Blutë”.

52-vjeçari nuk ka drejtuar asnjëherë ndonjë skuadër angleze.

Përveç te Spanja, spanjolli ka udhëhequr edhe Barcelonën, Romën dhe Celta Vigon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera