Sport

Klopp tregon kohën kur do të rikthehet Alisson

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 02 Tetor 2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se portieri, Alisson Becker do të rikthehet shumë shpejt.

Braziliani është rikthyer në trajnime, por ende nuk ka luajtur në ndonjë ndeshje, transmeton KosovaPress.

Sipas teknikut gjerman braziliani mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj rivalit, Manchester United.

-Advertisement-

“Në njërën anë është mendimi i Alisson, në anën tjetër janë testet mjekësore. Do të shohim. Duket mirë, por ka pasur një lëndim serioz dhe nuk duam të rrezikojmë. Nuk ka trajnuar për një kohë të gjatë me skuadrën dhe do të shohim mundësitë për ndeshjen ndaj Leicester. Në ndeshjen ndaj United do të jetë i gatshëm”, deklaroi ai.

Liverpool sot pret në ‘shtëpi’, Salzburgin, në kuadër së Ligës së Kampionëve.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy