Sport

Klopp: Super talent, Nunez duhet të kishte shënuar tre gola

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 20 October 2022

Liverpoolit nuk i falen më gabimet në kampionat. “The Reds” regjistruan ndaj West Ham të dytin sukses 1-0 pas atij ndaj Manchester City. Këtë radhë vendosi goli i Darwin Nunez, i cili gjeti golin e tretë në Premier League.

Jurgen Klopp vlerësoi paraqitjen e djemve të tij, e cilësoi tepër të rëndësishme triumfin ndaj skuadrës londineze dhe thuri elozhe ndaj sulmuesit uruguaian. “Jam i lumtur, bëmë gjëra vërtetë të mira për shumë momente të lojës.

Për sa kohë që luajtëm mirë teknikisht, ne ishim të jashtëzakonshëm dhe krijuam shumë raste të rrezikshme. Por nëse nuk e bën gjatë gjithë ndeshjes një gjë të tillë ndaj West Ham, rrezikon deri në fund.

-Advertisement-

Ata futën lojtarë të freskët dhe na u desh të mbroheshim në minutat e fundit. E dinim që nuk do ishte një ndeshje e lehtë për ne, por nuk duhet të qahemi, ia dolëm të siguronim tri pikë shumë të rëndësishme.

Nunez? Ai mund të kishte realizuar tre gola, sepse u tregua i jashtëzakonshëm. Darwin është shumë i talentuar, mos harroni që është vetëm 22 vjeç. Është talenti i madh, ne jemi shumë të entuziazmuar që e kemi në ekip”, deklaroi trajneri gjerman.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy