Sport

Klopp rrëfen aventurën e re në ‘familjen Red Bull’: Përvojë e shkëlqyer, s’kam ardhur për t’i bërë keq askujt

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 30 October 2024

Trajneri gjerman Jurgen Klopp, së fundi ka pranuar ofertën e ardhur nga kompania Red Bull, për të qenë pjesë e grupit të saj që menaxhon disa ekipe futbolli.

Në një podcast të drejtuar nga Toni dhe Felix Kroos, ish-trajneri i Liverpoolit ka rrëfyer këtë aventurë të re që ka nisur.

“Pasi ika nga Liverpooli nuk dëshiroja të bëja asgjë.

-Advertisement-

Më pas erdhi kjo ofertë nga Red Bull, që mendoj se është fantastike për mua. Nuk mund të bëj shumë gjëra, por nga futbolli kuptoj shumë.

Nuk e kam monitoruar më parë historinë e Red Bull në mënyrë kaq kritike”, tha Klopp.

Më tej, trajneri gjerman shtoi: “Nuk dua të lëndoj askënd dhe i dua të gjitha klubet ku kam drejtuar. Nuk është se unë erdha këtu dhe më duhet të nxjerr qerren nga balta. Çdo klub ka drejtuesit e tij, një trajner të madh e kështu me radhë. Nuk e kisha imagjinuar këtë gjë më parë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera