Sport

Klopp qetëson tifozët: Jam 100% i sigurt, klubi është i qëndrueshëm!

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 31 January 2024

Jurgen Klopp ka bërë të ditur se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, megjithatë kjo duket se nuk e tremb klubin anglez, i cili sipas trajnerit gjerman do të vazhdojë punën pa probleme të mëdha.

Në një prononcim për mediet, tekniku i “The Reds” qartësoi të gjithë se klubi ka qëndrueshmëri, ndërsa theksoi se të gjithë duhet të jenë të qetë.

“Askush nuk duhet të shqetësohet. Shkruani çfarë të doni, klubi është i qëndrueshëm. Gjithçka do të jetë mirë, jam 100% i sigurt për këtë. Unë do t’ju këshilloja të qëndroni të qetë.”-tha Klopp.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera