Sport

Klopp nuk mendon fare për çmimin e Van Dijk: Thjesht jam i lumtur që është te ne

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 30 December 2017

Liverpooli ka thyer rekordin e transferimeve të një mbrojtësi.

Gjiganti anglez arriti marrëveshje me skuadrën e Southampton për transferimin e mbrojtësit holandez Virgil Van Dijk.

‘The Reds’ kanë paguar 85 milionë euro për transferimin e shtatgjatit duke thyer rekordin për mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

-Advertisement-

Në Angli u bë shumë zhurmë për çmimin e paguar nga Liverpool, duke thënë se është një çmenduri e vërtetë.

Por kjo gjë nuk po i bënë fare përshtypje trajnerit gjerman të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në Ligën Premier sezoneve të fundit (Getty Images)

Ish-tekniku i Borussia Dortmund ka thënë se nuk mendon fare për çmimin e lojtarit dhe thjesht është i lumtur që e ka transferuar atë.

“Me të vërtetë jam shumë i lumtur që kemi marrë një futbollist si Van Dijk. Ai është mbrojtësi tipik modern, që luan mjaft mirë me topin, organizon lojën nga mbrapa dhe shënon edhe gola”, ka thënë Klopp.

“Nuk e mendoj aspak çmimin e shpenzuar, pasi jemi në afatin kalimtar dhe fokusi im është vetëm përforcimi i skuadrës”, ka përfunduar Klopp.

Van Dijk gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrën holandeze Groningen dhe atë skoceze Celtic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera