Sport

Klopp lë pushimet? Një pistë e re mund t’i ndryshojë mendjen

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 24 July 2024

La Liverpoolin mes lotësh majin e kaluar pas 9 vitesh dhe 8 trofesh, mes të cilëve Champions League dhe titullin historik të Premier League që e riktheu në Anfield pas 30 vitesh pritje. Tani Jurgen Klopp ka nevojë për nja pauzë, pasi siç deklaroi vetë, ka disa aspekte të kësaj pune që nuk i duron dot më. Por nëse do ta thërriste një kombëtare, gjërat edhe mund të ndryshonin, me kompanitë angleze të basteve që kanë nisur të kuotojnë emrin e tij për detyrën e trajnerit të Anglisë.

Për Klopp ka shumë stres të akumuluar në më shumë se 1000 ndeshje në stol, në Bundesliga dhe Premier League, çka solli dhe vendimin për të marrë pak pushim. Në planet e tij tani është vetëm ristrukturimi i vilës në Majorka, që e ka blerë me bashkëshorten për të shijuar pushimin e merituar, por një thërritje nga Federata Angleze mund të ndryshojë listën e tij të prioriteteve.

Dorëheqja e Southgate ka lënë bosh një nga stolat më prestigjiozë të botës. Për më tepër drejtimi i një kombëtareje në krahasim me atë të një skuadre klubi ngjason si një punë part time, dhe kompanitë e basteve e kuotojnë emrin e Klopp si trajneri i ardhshëm i Anglisë me koeficientin 7 të Ëilliam Hill, dhe 9 nga Bet365.

-Advertisement-

Në rrjetet sociale ka bërë bujë njoftimi i punës i bërë në faqen e Federatës Angleze, ku kërkohet “një trajner për kombëtaren e futbollit’, sikur të ishte një punë si gjithë të tjerat. Mes kritereve që kërkohen për kandidatin spikasin: lidershipi, të ketë arritur rezultate domethënëse në Premier League dhe/ose në kompeticione të ndryshme ndërkombëtare dhe të dijë të menaxhojë dhe të seleksionojë lojtarët angleze. A ju vjen ndër mend ndonjë më i mirë se Klopp?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera