Sport

Klopp ka një lajm të madh për tifozët e Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 10 December 2018

Liverpool do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni, të martën kundër Napolit.

Kjo ndeshje do të jetë përcaktuese për të dy skuadrat që duan ta sigurojnë biletën për fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Napolit mjaftohet edhe me një barazim, kurse Liverpool me doemos kërkon fitoren.

-Advertisement-

Para kësaj ndeshje me rëndësi të lartë, trajneri Jurgen Klopp ka një lajm të mirë për tifozët e skuadrës.

“Mane shihet se mund ta përballojë dhimbjen – kështu të paktën dukej në ndeshjen kundër Bournemouth, kështu që jemi në rregull” ka thënë Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Është lehtësi për ne që mund të llogarisim në të. Kemi edhe dy seanca stërvitore para ndeshjes. Do të shohim si do të shkojnë gjërat” ka vazhduar ai.

Në rast se Mane do të jetë i gatshëm për të startuar kundër Napoli, kjo do t’i lehtësonte shumë punët për Klopp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera