Sport

Klopp “i vë kapakun” përplasjes me “Faraonin”: Sikur të mos njiheshim prej kaq shumë kohësh…

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 03 May 2024

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur këtë të premte për incidentin me egjiptianin Mo Salah në ndeshjen kundër West Hamit.

“Faraonit” nuk i pëlqeu ajo që i tha trajneri i tij kur do të hynte në fushë dhe ai u përgjigj duke refuzuar të fliste me gazetarët pas fishkëllimës së fundit.

A ishte ajo që ndodhi si pasojë e zhgënjimit të rezultateve të fundit?

-Advertisement-

“Është zgjidhur plotësisht…, dua të them, nuk ka problem, po të mos ishim njohur për kaq shumë kohë, nuk e di si do të zgjidhej, por ne e kemi njihemi prej kaq shumë kohësh, e respektojmë njëri-tjetrin, gjithçka është në rregull. Është histori e mbyllur”, ka analizuar gjermani në prag të ndeshjes me Tottenhami.

Më tej klopp ka konfirmuar mungesën e portugezit Digo Jota në ndeshjen e radhës.

“Në një situatë ideale, të gjithë janë në vendin më të mirë, fitojmë ndeshjet dhe shënojmë shumë gola dhe incidente të tilla nuk ndodhin. Ai nuk do të ishte as në stol”, tha ai, duke theksuar se Diogo Jota nuk ishte as i pranishëm në stërvitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera