Sport

Klopp i dashuruar pas Liverpool: Nëse do e dija sa i mirë është ky klub, do të kisha ardhur më parë!

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 23 December 2021

Trajneri Jurgen Klopp është lidhur së tepërmi me Liverpool, klub të cilin e drejton prej vitit 2005. Gjermani i ka drejtuar të kuqtë në suksese të mëdha si triumfi në kampionat, por edhe në Champions League, ndërsa mbrëmjen e djeshme përjetoi një tjetër sukses teksa nga pika e bardhë ekipi i tij mposhti Leicester për të siguruar një biletë në gjysmëfinalen e Carabao Cup.

Pas kësaj sfide, 54-vjeçari ka shfaqur të gjithë dashurinë për Liverpool teksa theksoi se nëse do ta kishte ditur më parë se sa i mirë ishte ky klub, atëherë do të ishte transferuar te The Reds shumë kohë më parë.

“Ky klub është kaq special, gjithçka që ne bëjmë është shumë e rëndësishme dhe ndonjëherë nuk është e lehtë për të përmbushur pritshmëritë. Por, ne e shohim si avantazh faktin që njerëzit qëndrojnë kaq pranë nesh dhe kjo gjë na pëlqen shumë. Është e pabesueshme.

-Advertisement-

Sinqerisht, nëse do ta kisha ditur më parë sa i mirë është klubi dhe se sa ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin, atëherë do të kisha ardhur shumë kohë më parë”, u shpreh Klopp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera