Sport

Klopp: “E ardhmja mund të jetë e jona”

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 09 April 2019

Menaxheri i Liverpool Jurgen Klopp thotë se e ardhmja mund të jetë e tyre ndërsa përgatiten për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Portos në Anfield.

“Ne ndjehemi në një moment të mirë, mendojmë se secili prej lojtarëve tanë është fantastik, jemi në zjarr”, tha Klopp duke shtuar se “E ardhmja mund të jetë e jona – ndoshta jo vetëm e jona, por mund ta kemi në dorë”

Që kur e mori skuadrën në tetor të vitit 2015, Liverpooli ka arritur finalet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

Klopp shpreson që Liverpooli të shkruaj disa gjëra në “librat e tyre record” këtë sezon.

“Zhvillimi ynë është i pabesueshëm, veçanërisht në këtë turne,” tha Klopp.

Sipas tij ekipi ka përdorur çdo hap të vogël për ta bërë skuadrë më të përmirësuar.

“Djemtë u rritën me sfidat me të cilat përballeshin”- përfundoi Jurge Klopp.

Ata mundën Porto 5-0 në fazën 16-të sezonin e kaluar dhe njëkohësisht janë në krye të Premier Leagues me pesë ndeshje të mbetura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera