Sport

Klopp dërgon skautë për t’i ndjekur nga afër dy yjet e Francës

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 06 October 2017

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke bërë një kontroll mbi dy futbollistë të talentuar francez, për të cilët ka dërguar edhe skautë apo agjent për t’i ndjekur nga afër.

Kombëtarja e Francës do të ndeshjet me Bullgarinë të shtunën në mbrëmjen kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Në këtë takim, kombëtarja e Francës do të ketë në radhët e veta shumë talent, që tani po zënë vend të rëndësishëm në formacion bazë.

-Advertisement-

Të tillë janë edhe mesfushori i PSG-së, Adrien Rabiot dhe anësori i Monacos, Thomas Lemar, të cilët kanë rënë në radarin e Liverpoolit.

Lemar dhe Rabiot gjatë stërvitjes me Francën.. Photo:GettyImages

Burime të mediave franceze thonë se Klopp do të ketë skautë në tribuna për të ndjekur nga afër paraqitjet e këtyre dy futbollistëve në përplasjen e Francës me Bullgarinë.

Mesfushori i PSG-së ka deklaruar vet se do të donte të luante në Ligën Premier, por pa përmendur se në cilën skuadër.

“Do të doja të luaja në Ligën Premier, jo domosdoshmërisht një ndonjë klub në veçanti, edhe pse unë isha shumë i dhënë pas Liverpoolit kur isha i ri”, ka thënë Rabiot.

Së bashku me mesfushorin Rabiot, synimi i verës, Thomas Lemar, i Monacos, gjithashtu pritet të nisë si titullar sfidën e së shtunës për Francën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera