Sport

Klopp i befason të gjithë, flet për golin e Xhakës

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 25 December 2017

Jurgen Klopp e ka befasuar opinionin në Angli duke thënë se nuk është e vërtetë që stili i tij i lojës nuk është ofansiv.

Trajneri i Liverpoolit ka folur për barazimin 3-3 kundër Arsenalit, duke insistuar se problemi nuk është se skuadra e tij nuk mbrohet.

“Për të qenë i sinqertë, nuk është e vërtetë se kam stil ofansiv. Së pari dëshiroj të mbrohem sepse kjo është baza për gjithçka tjetër. Gjëja më e mirë është të mbrohesh me 10 lojtarë ofansivë, sepse kur pastaj e merr topin, ke më shumë gjasa të shënosh. Ne patëm taktikë mbrojtëse, sepse luajtëm 4-5-1 dhe të gjithë kishin përgjegjësi në mbrojtje”, u shpreh Klopp.

-Advertisement-

“Nuk ka asnjë lojtarë që nuk kthehej në mbrojtje, pro golat nuk erdhën për këtë. Golat i pësuam sepse i lejuam të harkojnë dhe të gjuajnë në portë”, theksoi ai.

Ndër sa i përket veprimit të portierit Simon Mignolet, i cili pësoi gol prej largësisë pasi e përceptoi keq  gjuajtjen e Granit Xhakës, Klopp tha se ky ishte gabimi i parë i tillë i francezit, dhe se kjo nuk do të ndodh më.

“Nuk flasim për këtë tani, kjo është detyrë e imja. Është e qartë se të gjitha e parë atë gabim, dhe se kjo nuk do të ndodh kurrë më. Ai nuk ka pësuar kurrë një gol të tillë dhe nuk kemi pse të e bëjmë të madhe këtë punë”, deklaroi trajneri gjerman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera