Sport

Klodian Duro pas fitores ndaj Arbërisë: Kemi krijuar një atmosferë të mirë që kur unë jam bërë pjesë e Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 10 February 2021

Feronikeli arriti të mposhtë Arbërinë me rezultat minimal 1-0, në kuadër të fazës së 1/8-tës së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm të këtij takimi e ka shënuar Marko Miliçkoviç, në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitore, në një konferencë për media ka folur trajneri i Niklit, Klodian Duro, i cili ka thënë se është krijuar një atmosferë e mirë në ekip, që nga ardhja e tij.

-Advertisement-

“Kemi krijuar një atmosferë të mirë që kur unë jam bërë pjesë e Feronikelit. Fitore të tilla në fund normalisht se të shijojnë më tepër, por edhe të dërgojnë drejt rrugës së suksesit, pasi që Feronikeli është një ekip që është mësuar të fitoj trofe. Falënderoj futbollistët për gjithçka që treguan sot, por ne kemi akoma punë për të bërë’, ka deklaruar Duro për Art Sport.

Pas kësaj fitore skuadra nga Drenasi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera