Klitschko: Pushtimi rus prek drejtpërdrejt Gjermaninë

Autori: Gazeta inFokus
19:02 | 03 April 2023
Pushtimi rus në Ukrainë prek drejtpërdrejt Gjermaninë, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko të hënën, teksa ka takuar zyrtarët gjermanë në Hamburg, qytetin ku ai, dhe vëllai i tij Vladimiri, e kanë nisur karrierën në boks.
Klitschko ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, po synon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik.
“Dhe ju gjermanët, nuk duhet të harroni se një pjesë e Gjermanisë, ku Putin ka punuar me vite si agjent i KGB-së, ka qenë, po ashtu, pjesë e një perandorie më të madhe sovjetike ruse”, ka shtuar ai.
Ukraina tani është duke luftuar për të mbrojtur “secilin prej jush kundër Putinit”, ka thënë mes tjerash Klitschko, ish-kampion botëror në boks, teksa ka folur në sallën e qytetit të Hamburgut, bashkë me kryetarin e qytetit, Peter Tschentscher.
“Ne, më përpara do të jetonim pa ujë dhe pa rrymë, sesa me ushtarë rusë. Ne jemi duke luftuar për të ardhmen tonë evropiane”, ka thënë ai, duke e përshkruar pushtimin jo si luftë, por si terrorizëm dhe gjenocid.
Duke e përshkruar shkatërrimin e Kievit, Klitschko ka thënë se 162 civilë kanë vdekur si pasojë e armiqësive, përfshirë pesë fëmijë, dhe se gati 800 ndërtesa janë shkatërruar.
Rusia ka tentuar që disa muaj që të rrisë presionin ndaj civilëve, duke ua sulmuar infrastrukturën kritike, çka ka rezultuar më pas me mungesa të rrymës.
“Ky ka qenë dimri më i vështirë ndonjëherë për qytetin tonë. Mirëpo ne kemi vazhduar përpara dhe kemi luftuar”, ka thënë ai.
Klitschko ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, Vladimiri, i cili, po ashtu, është shpallur kampion në boks.
Ky udhëtim shënon përvjetorin e parë të paktit të solidaritetit në mes të Kievit dhe Hamburgut.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...
-
Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk ...
-
Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat...
-
Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregulla...
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brno...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në m...
-
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdẹkur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndë...
-
Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtim...
-
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke s...
-
Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim
Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Pasi Alban Zog...
-
Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur lar...